LSI ka akuzuar përmes një konference për shtyp me Endrit Brahimllarin se zgjedhjet e 25 qershorit u blenë, ndërsa u përdorën edhe bandat kriminale.
 
Në raportin e OSBE shkruhet qartë që zgjedhjet e 25 qershorit u zhvilluan në kushtet e mungesës së besimit, vota e qytetarëve u deformua nga presoni, dhuna, shit-blerja dhe krimi.
 
Në raport theksohet se ka pasur presione për vendin e punës. Individë me precedent penal kanë luajtur rol në zgjedhje ditën e zgjedhjeve për të intimiduar votuesit.
 
Është e qartë se vota u shit dhe ble nga paratë e krimit. Policia dhe kriminelët u bënë njësh. Kodi Zgjedhor u shkel
” deklaroi ai.
 
OSBE e publikoi dje raportin për zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri, ku theksohen disa mangësi dhe probleme, ndërsa janë lënë edhe disa rekomandime. 

dy.b/shqiptarja.com