Në Shqipëri 31% e grave dhe vajzave deklaron se është ndeshur me një nga format e dhunës në 12 muajt e fundit, ku autorë janë partnerët.
Studimi i OSBE-së mbi dhunën ndaj grave, ka nxjerrë në pah të dhëna tronditëse. Shqipëria mban rekorde të njëpasnjëshme negative, si në drejtim të dhunës ndaj gruas, perceptimit të dhunës, apo edhe në drejtim të tolerimit të saj. Studimi është kryer për 8 vende të Europës jug-lindore.
Shqipëria rezulton me normën më të lartë mes 8 vendeve të analizuara, ku përfshihen të gjitha shtetet e rajonit, së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë. Situata duket edhe më tronditëse, kur bëhet fjalë për perceptimin e njerëzve, pasi 88% e shqiptarëve mendojnë se dhuna ndaj grave dhe vajzave, si nga partnerët, të afërmit apo të panjohurit, është shumë e shpeshtë në vendin tonë. Kjo sërish është norma më e lartë mes shteteve të analizuara.
Ndërkaq 22% e grave dhe vajzave të anketuara kanë pranuar se po pësojnë dhunë ekonomike nga partneri i tyre. Ai nuk ju jep para dhe ju kufizon shpenzimet. Edhe në këtë rast, kjo është norma më e lartë mes vendeve të rajonit.Gjysma deklarojnë se partneri i tyre shfaq sjellje kontrolluese, pra i dhunon psikologjikisht.
Një tjetër e dhënë alarmante, është ajo që tregon se, thuajse gjysma e të anketuarve mendojnë se dhuna në familje është një çështje private dhe se duhet zgjidhur privatisht. Kjo vjen nga fakti se kanë turp që këtë problem ta bëjnë publik, po dhe për shkak se nuk kanë besim tek institucionet.
Dhunuesit edhe kur femrat ndahen prej tyre i përndjekin, janë jo pak, por 13% e grave dhe vajzave që nuk gjejnë rehat nga partnerët dhunues.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.3%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1032
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor, 14:55
-
Dita kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave/ Ministrja Koçiu: Kemi marrë nisma ndërgjegjësuese! Sot nisim fushatën 16 ditore me OKB-në
25 Nëntor, 09:39
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
Grate vlonjate doje te thoshe..
Përgjigju