Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar situatën politike që ndodhet vendi pas raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Në një lidhje me Report Tv, Mërtiri ka deklaruar se Sali Berisha po e përdor raportin për të qëndruar në krye të Partisë Demokratike.

Sipas Mërtirit, Berisha ka shkelur statutin e PD-së dhe po pengon një opozitën që të rrëzojë Ramën.

“PD ka kohë që thotë që këto zgjedhje nuk do të njihen dhe çfarëdo që do të thoshte raporti, do të thoshte që ja këto zgjedhje nuk i njoh. PD tashmë po përdor defektet që nxjerr raporti, për të thënë që këto zgjedhje nuk u njohën nga Europa. Në fakt kjo është një gënjeshtër, Berisha e bën këtë për të gënjyer njerëzit e tij, për të moz dhënë llogari për statutin i cili thotë që nëse humb zgjedhjet, duhet të largohesh. Berisha kërkon të mbijetojë nga ky raport. Berisha thotë që zgjedhjet nuk njihen dhe ai vazhdon revolucionin, ama nëse zgjedhjet njihen, ai largohet pasi këtë ia thotë statuti. Kjo pastaj është një problem i madh, pasi prodhon një realitet i cili nuk ekziston dhe ka njerëz brenda tij që e besojnë dhe përdorin argumente që nuk ekzistojnë, të cilat po e zhysin opozitën në humbje pas humbje të thella dhe shkaktojnë shkatërrimin e opozitës, e cila favorizon Ramën. Berisha duke qëndruar në krye, pengon një opozitë e cila mund të rrëzojë Ramën. Berisha nuk është fare optimist për raportin, por shtiret. Raporti nxjerr në fakt problemet që ne kemi me zgjedhjet, por jo ato çfarë thotë Berisha”, tha Mërtiri.

Më tej Analisti ka deklaruar se Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së, pasi neni ‘Basha’, e largon automatikisht nga drejtimi i PD-së.

“Për të pasur një PD konkurruese në zgjedhje, Berisha duhet të largohet. Berisha vetë e ka sanksionuar duke vendosur ligjin ‘Basha’, i cili thotë që nëse humb zgjedhjet, largohesh. E vetmi ndryshim që u bë nga ky nen ishte që nëse humbet zgjedhjet, ti nuk konkurron. Sot Berisha në krye të PD-së është në kundërshtim me statutin e PD-së.

Sado probleme të kenë pasur këto zgjedhje, diferenca 250 mijë vota që ai ka me Ramën, e bën absurd debatin nëse u vodhën zgjedhjet. Sado vota mund të ketë vjedhur Rama, diferenca prej 250 mijë, i bie që të ketë vjedhur gjysmat e votave që ka PD-ja sot. Është një çmenduri që merresh me arbitrin për një gol jashtë loje, kur ti ke ngrënë 7 gola. Këto që thotë Berisha janë absurde dhe fatkeqësisht brenda asaj partia ka njerëz që qepin gojën, pasi i heq nëse ngrenë zërin dhe ai e mban partinë me dhunë dhe kushdo që thotë të vërtetën se ‘mbreti është lakuriq, i turren piranjat’, dhe kështu ai mban opozitën në këtë gjendje asfikësie që ndodhet”, tha ai.

Ndërsa sa i përket Reformës Zgjedhore, analisti tha se opozita është në pazare me Ramën dhe shpesh herë bën lëshime

“Opozita dukshëm nuk lëshon në këtë proces, pasi kërkon të vendosë ose të bojtojë dhe kërcënojë zgjedhjet sa herë që ajo të ketë mundësi. Ndoshta ajo mund të bjerë dakord me Ramën, pasi ata bashkë kanë treguar që dinë të bëjnë pazare. Lësho diku dhe merr diku, kështu ata mbajnë njëri tjetrin prej kohësh në politikë tashmë. Ajo që është treguar  deri më tani, ka qenë një mungesë vullneti për bërë një sistem elektoral të drejtë dhe vërtetë përcjell vullnetyin e popullit në zgjedhje dhe kjo u pa në ato pak ndryshime para zgjedhjeve të fundit, ku në ditë pushimi ata ndryshuan reformën zgjedhore. Vendosën që të mos lejojnë votën e hapur dhe mos ketë as koalicione në mënyrë që të krijojnë këtë rezultat, ku PS ka marrë 53% të votave, por ka marrë mbi 60% të mandateve", u shpreh ai.

Gjithashtu ai hodhi akuza ndaj Berishës, teksa tha se njerëzit e tij marrin leje ndërtimi, tendera dhe favorizime nga qeveria.

“Mungesa e shpresës është tek të gjithë në PD, ama jo të gjithë shkojnë tek Rama. Une e shoh si të pamoralshme të shkosh tek Rama, tregon mosrespektim të thellë të vlerave që t’i beson. Të shkosh nga një parti që e konsideron Ramën si nëj të keqe që ka lidhje me bandat dhe krimin e organizuar, dhe më pas ti të shkosh tek ky njeri trgon që nuk ke moral politik. Por edhe vetë Berisha e tregon këtë mungesë morali, pasi bashkëpunon dhe bën pazare me Ramën. Pra Berisha është i pari që bën pazare me Ramën, bashkëpunon me Ramën dhe ndan skenën politike me Ramën. Berisha dhe njerëzit e tij sot marrin leje ndërtimi, tendera, koncesione, dhe bëjnë biznese kur diktatura e Ramës nuk lejon tregun e lirë”.

Mërtiri ka komentuar edhe emërimin e ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji si drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit, teksa tha se ish-ligjvënësja demokrate nuk ka treguar moral politik.

“Zheni Gjergji e ka konsideruar Ramën si kreun e një bande mafioze dhe tashmë shkon tek kjo bandë mafioze dhe merr punë nga kjo qeveri. Kjo ska moral politik. Unë nuk mendoj se Zheni Gjergji ka shkuar për të drejtuar Spitalin e Elbasanit, por thjesht janë pazare dhe ka kapur llomkën e saj. Kjo është tek shumë njerëz në atë parti, pasi kërkojnë të marrin llomka dhe nuk e kanë problem. Zheni Gjergji nuk tregoi moral politik, por nuk ndryshon nga këta që qëndrojnë në opozitë dhe bëjnë pazare me Ramën, madje këta janë edhe më të këqij se janë ortakë me Ramën”, tha ai.

Për sa i përket deklaratës së Ramës për hetimet e SPAK ndaj Ballukut, ai tha se kryeministri duhet të japë llogari për hetimet ndaj njerëzve që ai ka emëruar. Gjithashtu ai hodhi akuza ndaj Berishës që mbron të arrestuarit e SPAK nga ana e qevërisë.

“Ka dy probleme. E para nuk mund të thojë se SPAK ka punën e tij, se Rama i ka bërë presion SPAK, si në rastin e arrestimit të Veliajt dhe me komision Parlamentar. I bën presion duke shkurtuar fonde, pra këto janë të dukshme, pasi nuk dihet se çfarë bën ai në prapaskenë. Rama duhet të japë llogarin kur arrestohen, sepse kur kapën njerëzit e Ramës, është ai që i ka vendosur aty. Ai nuk ka përgjegjësi penale por ka përgjegjësi politike. Nga ana tjetër, në vend që të kemi një opozitë në krah të SPAK kur i bie qeverisë, ajo lufton SPAK, duke i dalë në mbrojtje qeverisë. Po të shohësh Berishen, ai i ka dalë të gjithë të arrestuarve të SPAK nga qeveria. Ka mbrojtur Ahmetajn, Veliajn dhe tashmë do i dalë në mbrojtje edhe Ballukut tha ai.”, tha ai.