Sot në orën 14:00 ambasadorja e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin ka lajmëruar një deklaratë për mediat.

Në njoftim theksohet se deklarata do të jetë me rastin e ditëve të këshillimeve publike me palët e interesuara për raportin e progresit 2018.

Deklarata do te jepet për mediat pranë ambienteve të Qendrës së Informimit të BE-se në Tiranë në Pallatin e Kongreseve në orën 14:00.

dy.b/shqiptarja.com