Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin, që i është dorëzuar Kuvendit, flet për një rritje me 49% të procedimeve për korrupsion gjatë vitit 2015. Sipas këtij raporti, në 2015 numri i procedimeve penale të regjistruara për korrupsion është rritur me 49%.
Sipas dokumentit të siguruar nga Shqiptarja.com, për korrupsion aktiv janë regjistruar 58 procedime penale, ndërsa 25 për korrupsion pasiv të gjyqtarëve.
“Në 2015, rritje me 49% numri i procedimeve të regjistruara për korrupsion. Rritje me 75% numri i procedimeve të dërguara për gjykim. Në 2015 u regjistruan 58 procedime penale për korrupsion aktiv, 25 procedime me 9 të pandehur për korrupsion pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 76% e kërkesave të prokurorëve kanë patur objektiv caktimin e masave të sigurisë “arrest me burg”. 24% e kërkesave kanë pasur si objekt caktimin e masës së sigurimit ‘detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’”, thuhet në raport.
Përsa i përket veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave, në raport thuhet se në 2015-ën, Shqipëria doli nga lista e monitorimit të KE-së dhe u rrit me 18% numri i procedimeve.
Po kështu, kryeprokurori Llalla ka raportuar se ka pasur 47 të pandehur në 2015 për krijim dhe organizim të grupeve të strukturuara kriminale. Vitin e kaluar pati një ulje me 14.5% të numrit të procedimeve për trafiqe të paligjshme.
Gjithashtu, në raportin që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, zbulohet se gjatë vitit të kaluar, me kërkesë të organit të akuzës.
Kësisoj, gjykatat kanë dhënë 1445 vendime përgjimesh, ndërsa mësohet se janë përgjuar 4099 persona.
Në raport thuhet se në saj të përgjimeve është arritur të kapen në flagrancë 593 persona të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve dhe të tjera vepra penale.
Ndërsa në disa raste, nga të dhënat e përfituara në sajë të përgjimeve, ka arritur prokuroria të regjistrojë procedime penale kryesisht për korrupsion të personave që kryejnë funksione publike.
Në vitin 2015, numrin më të madh te aplikimit të përgjimeve e ka Prokuroria për Krime të Rënda, ku rezultojnë 859 vendime të kërkuara.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com