Raporti i Prokurorisë greke për
superskafet e drogës shqiptare
Ekskluzive/Emrat e të arrestuarve,si u zbulua banda
Dokumenti/Si funksiononte grupi,rolet e anëtarëve

Raporti i Prokurorisë greke për
superskafet e drogës shqiptare
Ekskluzive/Emrat e të arrestuarve,si u zbulua banda
Dokumenti/Si funksiononte grupi,rolet e anëtarëve

Banda shqiptaro-greke së cilës iu kap para disa ditësh një gomone me 1.6 ton kanabis, ka qenë prej vitesh aktive. Prokuroria greke ka zbardhur në mënyrë të detajuar mënyrën e funskionimit të bandës. Shqiptarja.com boton ekskluzivisht raportin e plotë. Në këtë raport sqarohet fillimisht se si nisën dyshimet për veprimtarinë kriminale të biznesmenit grek Spiridon Kardamis. Hetimet për biznesmenin Kardamis sollën kapjen e bandës. Aty sqarohet edhe mënyra e funksionimit te bandës së trafikantëve. Rolet e secilit anëtar të grupit dhe figura enigmatike e kryetarit “Vito”, që ka nënshtetësi italiane, por është me origjinë shqiptare. Gjithashtu sqarohet se Alban (Arban) Baxheri është një nga drejtuesit e grupit, krahu i djathtë i kokës së bandës.

Si u zbulua banda
“Nga të dhënat e hetimit rezultoi se Spiridon Kardamis , banor i Glifadas, biznesmen është përfaqësues i ligjshëm i kompanmisë “BELLA VITA FOOD EPE-OLLA” birrari-restorant me qendër në Mikonos. Gjatë hetimeve rezultoi se autoritet italiane kanë sekuestruar 2 ton 260 kilogram dhe 500 gram (2.261.50kg) cannabis sativa në një skaf me fuqi të madhe me emrin “TATAMITA”, më 04/08/2017 në ujrat italiane duke arrestuar gjithë personat në skaf. Ky skaf është i regjistruar në Portin e Saronikos në emër të kompanisë “BELLA VITA FOOD EPE-OLLA”, që përfaqësohej nga Sipidon Kardamis. Në datat 31/07/2017 me 01/08/2017 ky skaf është nisur për një rrugë të paligjshme që rezultoi me ngarkesë droge, ku u kapën 2.261.50kg cannabis sativa më 04/08/2017 nga autoritet italiane. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se Spiridon Kardamis është president i koompanisë “KALNTERA NEPA”, kompani detare me adresë L.Poseidonos Alimo. Në të njëjtën adresë ishte e regjistruar edhe kompania detare “TSAMPION MARITAIM EPE”.

Nga hetimet rezultoi se këto kompani kanë qenë hetuar edhe më parë nga organet tona të drejtësisë (greke). Kompania “KALNTERA NEPA” me president Spiridon Kardamis rezulton pronare e skafit “KAPNIBOP NP 8506”. Ky skaf i shpejtësisë së madhe dhe shumë i shtrenjtë rezulton i parkuar në Liamnin e Korfuzit ky është sekuestruar nga autoritetet prej shumë kohe dhe pronari nuk është shfaqur për të dhjënë shpjegime dhe për të kërkuar kthimin e tij, siç do të ishte normale.

Gomonia “BIANKA TP 947” me gjatësi 9 metra dhe me dy motorra me fuqi të madhe është gjendur të lundrojë me problem defekti motorik në mars të 2015 në zonën detare të Karavastiu Perdikas Thesprotias. Në gomone ishin dy persona të cilët nuk kishin me vete asnjë document pronësie apo leje të skafit. Pasagjerët në bord ishin shqiptarët Ermal Likaj dhe Gerald Gjoni. Ky skaf i përkiste kompanisë detare “TSAMPION MARITAIM EPE” me të njëjtën adresë ku ishte kompania e Kardamis.

Edhe skafi “IONION TP 2917 ST” i përket po kompanisë “TSAMPION MARITAIM EPE”. Ky skaf rezulton se është përfshirë në një rast trafiku emigrantësh nga Greqia për në Itali në verën e 2011.

Skafi i shpejtësisë së madhe “GKOYINEBEPE” sipas informacioneve ruhet në parkimin e skafeve të Dimitrios Liakopoulos. Po në këtë parkim ruhet edhe gomonia me 3 motorra 350 Yamaha i tipit Fost, i cili sipas informacioneve përdorej për trafik droge nga Greqia për në Itali. Si menaxher i tij del emri i Spiridon Kardamis, i cili vepronte nën urdhrat e shqiptarëve.

Një skaf tjetër me fuqi shumë të madhe i tipit DIVERB me 4 motorra, gati 14-15 metra i gjatë me të dhëna të fshehta, ruhej në parkimkn e skafeve në Kalivia Thoriku me emrin “Delfini” në pronësi të bullgarit Jordan Stojanov. Ky skaf ruhej në mënyrë të fshehtë në një zonë të mbuluar që ishte krijuar apostafat për të. Kur gjithë skafet e tjera ishin në qiell të hapur, ku ruhej në fshehtësi për të mos rënë në sy. Edhe në këtë skaf si menaxher del Spiridon Kardamis, ndërsa urdhërat e lëvizjes së tij dhe ne përgjithësi mirëmbajtja bëhej nga shetas shqiptarë. Ky skaf me katër motora, por edhe skafi me tre motorra që ruhej në parkimin e Dimitrios Liakopoulos ishin kryesorët e bandës së trafikantëve për të lëvizur drogën”

Bosi misterioz shqiptar dhe banda e tij
“Nga të dhënat e mbledhura prej Drejtorisë së Anti-drogës e Rojës Bregdetare duke i harmonizuar me të dhënat e mbledhura nga hetimet në terren dhe kompanitë celulare dhe telefonisë fikse, por edhe ndjekjes operacionale rezulton se Kryetari i grupit criminal është i akuzuari Italian me emrin “Vito”, me shumë mundësi me origjinë shqiptare. Ndihmësi i tij kryesor është Alban Baxheri (Arban) që udhëton shpesh nga Greqia në Shqipër dhe që ka dyshime se ka një shtëpi me qira në lagjen Iliupoli. Ermal Likaj rezulton si përgjegjësi kryesor për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e skafeve. Ai është me banim në lagjen Hajdari të Atikës, ku bashkë me të banon edhe i akuzuari tjetër Bledar Kenaj, i cili ka rolin e përdoruesit ose si pjesë e ekuipazhit të skafeve”.

Dëmtimi i skafit, përgatitja për rrugë
“Nga përgjimet është kapur më 16/11/2017 një telefonatë e Rmal Likaj ndaj Spiridon Kardamis, duke e urdhëruar këtë që të bënte gati “Manoli”, Josifidh Emanuil, pronarin e vinçit që ta bënte gati për nesër domethënë për 17/11/2017, duke nënkuptuar se do të lëviznin gomonen katërmotorëshe. Në bisedën midis Kardamis dhe Likaj përmendeshin kamionçina e pika karburantesh për furnizim dhe ngarkim. Takimi u la për 11.30 të darkës. Në bisedën të mëvonëshme flasin sërish për furnizimin me benzinë dhe konfrimojnë orën e takimit. Bledar Kenaj më 17/11/2017 ka kërkuar që të marrë një kamionçinë me qera si dhe të furnizohet me disa bidonë të vjetër. Në të njëjtën orë që Likaj ka anulluar takimin me Kardamis edhe Kenaj ka anulluar porosinë e kamionçinës. Më datën 19/11/2017 Bledi – Bledar Kenaj ka kontaktuar prap me pronarin e kamionçinës duke e mbyllur një të tillë për datën 20/11/2017. Po për këtë datë Likaj mbyll sërish takim me Kardamis për vinçin që të merrte skafin. Në një bisedë telefonike midis kardamis e Likaj më 21/11/2017 ora 00.51, i pari njofothet se skafi ka pësuar një dëmtin gjatë transportit nga vinçi. Nga ky dëm udhëtimi i planifikuar është shtyrë sa të rregullohej dëmi. Po atë ditë të akuzuarit janë marrë me rregullimin e dëmit.

Më 22/11/2017 Kardamis duke folur në telefon me Likaj e ka pyetur “A ka programuar ndonjë gjë për sonte” dhe shqiptari i është përgjigjur “Jo, Jo, Jo”, duke vazhduar “rri stand bay” (në pritje)

Në këtë pikë duhet theksuar roli i rëndësishëm i Arban Baxheri, i cili kishte kontakte direkte me Kryetarin e grupit dhe ai i komunikonte bandës se kur duhej bërë udhëtimi”.

Rruga e fundit, kapja në det
“Në datën 24/11/2017 vinçi shfaqet në parkimin e Liakopoulos në Porto Rafti në orën 05.30 për të ngarkuar gomonen me 3 motorë. Kjo gomone në orën 06.00 është future në det në zonën e Agia Marinas në Porto Rafti. Në skaf ishin tre persona dhe u nis në drejtim të paditur. Menjëherë është organizuar një operacion për identifikimin e tij dhe ky skaf është diktuar në orën 03.15 më 25/11/2017, në ujrat ndërkombëtare në very të Korfuzit me linjë nga brigjet shqiptare. Nga ky moment filloi ndjekjka derisa me ndihmën e snajperave që ishin mbi helicopter u arrit të ndaloheshin në orën 20.00 më 25/11/2017”.

Arrestimet
“Mbi skaf u gjendën të akuzuarit Ervis Çaushi, Emiliano Kalaj dhe Sergio Racanato. U gjendën në skaf 160 pako që përmbanin gjithsesj 1586.7 kg cannabis sativa. Eklajd Belina, Bledar Kenaj dhe Vito Potenza u kapën ne lagjen hajdari të Athinës, ndërsa Ermal Likaj u arrestua pak më vonë në shtëpinë e tij. Në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit u kap edhe Arban Baxheri. Spiridon Kardamis nuk u gjend në shtëpinë e tij, por u arrestua në mbrëmje në një hotel në Alimo, ku u sekuestruan edhe disa dokumenta të kompanive të tij që iu gjendën në makinë”.

dokumenti grek

d.c./shqiptarja.com

• Sondazhi i ditës:

Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar