TIRANE- Presidenti i vendit, ish-ministër i Brendshëm, ka shkelur ligjin në emërimin e zëvendësdrejtorëve të Policisë së Shtetit. Në raportin e mazhorancës për hetimin e lëvizjeve në Policinë e Shtetit rezulton se: drejtori i Departamentit kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Agron Kuliçaj, dejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse, Dashamir Maçi, dhe drejtorja e Departamentit të Trajnimit Policor Anila Hoxha, kanë marrë gradat pa pasur vjetërsinë e nevojshme të parashikuar në ligj ku sipas tyre, kishin shërbyer vetëm gjysmën e kohës së parashikuar në ligj. Krahas kësaj, akuzat e bëra për lëvizjen e administratës së policisë nëpër komisariatet e vendit bien poshtë.
Raporti thekson se përgjatë viteve 2010-2013 janë bërë shumë lëvizje në policinë e shtetit. Konkretisht përgjatë vitit 2010 janë transferuar 1600 punonjës ose 17.8% e administratës së policisë. Përgjatë vitit 2011 janë transferuar 14.7% e administratës së policisë ndërsa gjatë vitit 2012 është transferuar 26.5% e administratës së policisë së shtetit. Por lëvizjet më të mëdha në polici janë bërë përgjatë periudhës janar-shtator 2013, muajt e fundit të qeverisjes Berisha si edhe muajt ku Flamur Noka u bë ministër i Brendshëm. Konkretisht 3865 punonjës të policisë ose 39.8% e totalit të administratës është transferuar nëpër komisariatet e vendit.
SHKB
Në raportin e paraqitur nga mazhoranca pasqyrohet edhe raporti i SHKB-së gjatë kohës kur qeveria Berisha ishte ende në pushtat. Pavarësisht se kjo strukturë varej menjëherë nga ekzekutivi i Berishës, në të janë shfaqur shumë shkelje në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të policisë së shtetit përgjatë asaj periudhe. Një ndër to shkelje është edhe akuza e ngritur nga vetë opozita demokrate se funksionar të policisë ushtrojnë detyrën e tyre jashtë kompetencave që i jep grada. “Raste të mospërputhjes gradë-funksion, si në pozicionet drejtuese ashtu dhe në ato të nivelit zbatues”,- thuhet në raport. Por krahas kësaj, SHKB konstaton gjithashtu se funksionarët e policisë kishin mungesa të theksuara në veshje dhe pajisje që i pengojnë kryerjen e funksionit të tyre.
“Kushtet në dhomat e shoqërimit, ndalimit dhe arrestimit të personave, në përgjithësi nuk janë në përputhje me Procedurat Standarde të Punës. Mungesa në pajisje, uniforma dhe mjete të nevojshme për punë, sidomos problematike në strukturat vendore periferike. Punonjësit e Policisë së Shtetit janë të papajisur me veshje dhe mjete të nevojshme për pune. Ne lidhje me Komisariatet Speciale ne lufte kundër krimit asnjë prej efektivëve të këtyre strukturave nuk është i pajisur me sigurimin e jetës (Pagesa e këtij sigurimi bëhet tepër e domosdoshme për shkak të riskut të lartë që kjo kategori punonjësish ka në punë. Kryhen shërbime nga Komisariati Special RENEA pa planin e masave të domosdoshëm nga Drejtoritë e Policive në Qarqe. Nga verifikimi i praktikave rezultoi se RENEA-s në asnjë prej operacioneve nuk i është dërguar kopje e planit të masave”,- theksohet në raport.

Shkrimi u publikua sot,8 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com