"Deputetët e mazhorancës në Këshillin e Mandateve në vlerësimin e kërkesës së Prokurorisë i referohemi kushteve të parashikuara. Jemi para rastit të heqjes së imunitetit të deputeti. Ne dëshmojnë se ndjekja penale ndaj Tahirit ka filluar, ajo që i kërkohet Kuvendit është arrestimi.
Kjo mund të bëhet nëse kërkesa për autorizim plotëson kushtet ligjore, nëse kjo kërkesë shoqërohet me një relacion të arsyetuar, nëse relacioni i Prokurorisë shoqërohet me prova dhe nëse kërkesa është bërë nën ndikim politik", tha Manja.
Më tej, deputeti Manja ka sulmuar ashpër Prokurorinë, që sipas tij, nuk e shoqëroi me prova kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Tahirit. Sipas tij, mungesa e provave dhe nxitimi i organit të akuzës për heqjen e imunitetit deputetit krijon bindjen se Prokuroria ka sfond dhe ngjyrime politike.
"Për ne nuk ishin aspak sekret hetimor, ndaj dhe nuk po citojmë asnjërën prej tyre. Kërkesa e prokurorisë për dhënien e autorizimit nuk plotëson aspektin procedural, pasi nuk është shoqëruar me prova. Mungesa e provave, nxitimi i organit të akuzës për heqjen e imunitetit Tahirin krijon bindjen se në këtë stad të hetimeve prokuroria ka sfond dhe ngjyrime politike. Kuvendi ka detyrimin të respektojë të drejtën e lirisë, e cila është një e drejtë që nuk mund të cenohet. Arrestimi i Tahirit është një masë e papërshtatshme, në kushtet kur organi i akuzës e ka nisur procedimin ndaj deputetit", shtoi deputeti Manja.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









