Raporti i ri i KLSH, Joida Tabaku: U paguan 80 milionë euro për incineratorin që nuk ekziston

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se raporti i KLSH për inceneratorët provoi vjedhjen kolosale të qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë për meidait, sipas Tabakut, u paguan 80 milionë euro për incineratorin që nuk ekziston.  

Ajo nënvizoi se 'kjo aferë' nuk ka shkuar deri në fund me arrestimin e Lefter Kokës, teksa thekson se PD është e vendosur të shkojë deri në fund për të çuar para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

"Raporti i KLSH-së thotë se megjithëse është paguar një shumë, shumë e madhe, rreth 80 milionë euro, kanë përfunduar vetëm 2 nga 9 lotet e parashikuara prandaj sot qytetarët e Tiranës nuk janë duke e marrë shërbimin e incenerimit dhe kjo është shkelja më e lartë që indentifikon ky Raport. Kjo është arsyeja që unë besoj që kanë vendosur të bëhen mburojë politike për Komisionin Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve për të mos na lejuar ne që t’i shkojmë kësaj afere deri në fund. Të dhënat e prezantuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë jashtëzakonisht shqetësuese. Por këto, nuk janë shqetësuese për qeverinë. Nëse ne sot po deklarojmë se po paguajmë 8 milionë euro në vit për një incenerator që nuk ekziston, që Bashkia e Tiranës është vendosur në një rrezik të jashtëzakonshëm financiar sepse nuk e përballon koston, që Bashkia e Durrësit, Kavajës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Bashki të tjera si këto, janë sot duke paguar tarifa të larta vetëm që inceneratori të funksionojë, sot ka vetëm një përgjegjës, Edi Rama. Ky Raport i KLSH-së na tregon që PD ka qenë e drejtë në betejën e saj. Që ngritja e Komisionit Hetimor dhe bllokimi i punës së saj me urdhër politik, sigurisht tregojnë që kjo aferë nuk ka shkuar deri në fund me arrestimin e Lefter Kokës. Ne jemi të vendosur që ta çojmë të gjithë dosjen përpara SPAK-ut, dhe në çdo mënyrë tjetër përpiqemi të çojmë përpara drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal", tha Tabaku mes të tjerash.
 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje