Raporti i SHÇBA për vitin 2021/ 69 punonjës policie të arrestuar, 26 arrest në burg! Policët e sigurisë publike kryesojnë ankesat e qytetarëve

Paguhej për ta mbrojtur, por polici Petraq Rako në Sarandë shfrytëzoi një të mitur për prostitucion. Kol Kola, polic në Lezhë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një të mitur. Këto janë vetëm dy nga shumë rastet e përfshirjes së policëve në ngjarje kriminale në 2021-shin. Shpërdoruan detyrën duke favorizuar kultivimin e kanabisit, lejuan kontrabandën, nuk kryen kontrollet e territorit sipas detyrës apo u përfshinë edhe në aktivitete të tjera kriminale. Këto janë vetëm disa prej veprave penale të kryera nga punonjësit e policisë përgjatë vitit 2021.

Në raportin vjetor të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave apo tashmë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, vihet re një rritje e forcës goditëse për strukturat policore që nuk e kryen punën siç duhet në vitin që lamë pas. Janë 69 policë të arrestuar, në mesin e të cilëve 26 janë në masën e sigurisë “arrest në burg”. E krahasuar me 2020-ën, janë 28 efektivë më shumë të prangosur.

TË ARRESTUAR

2021 – 69 punonjës policie

2020 – 41 punonjës policie

Në raport citohet se ka rezultuar që efektivët e sigurisë publike, policisë rrugore dhe të hetimit të krimit shfaqin mungesë etike dhe profesionalizimi. Shqetësuese mbeten shoqërimet e paligjshme, ushtrimi i dhunës ndaj personave gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në ambientet policore.

Përveç arrestimeve për vepra penale të kryera nga ana e punonjësve të policisë, në prokuroritë përkatëse janë referuar për t’u hetuar 311 të tjerë, 88 prej të cilëve punonjës policie i nivelit të parë drejtues dhe 223 punonjës të nivelit zbatues.

PROCEDIME PENALE

311 punonjës policie në total

88 punonjës policie i nivelit të parë drejtues

223 punonjës policie të nivelit zbatues

Përsa i përket ankesave, numri i tyre gjatë vitit të kaluar ka shkuar deri në 1694, për të cilat 75% kanë qenë direkt nga qytetarët dhe pjesa tjetër në burime të tjera indirekte. Nga ankesat e qytetarëve, gati gjysma e tyre, apo 47% është për sigurinë publike, për të vijuar më policinë rrugore me 27% dhe 19% të tjera për hetimin e krimit.

Por nisur edhe nga ngjarjet e raportuara, edhe në 2022 efektivët e policisë janë arrestuar si spiunë të bandave sikurse ishte efektivi i Lezhës Leonard Palushi i zbuluar nga vrasësi bashkëpunëtorë i drejtësisë Nuredin Dumani apo ngjarjet e regjistruara në tre komisariate, e fundit ajo e vrasjes nga kolegu të policit Çaush Saliasi.

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën