Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare ceku raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ato në Kodin Zgjedhor. Balla tha se 'Venecia' i mbylli gojën Presidentit Meta si iniciator tymnajën dhe të gjithë që folën pas tij.
"Opinioni i Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore na dha të drejtë, sikurse të gjithë jeni në dijeni. Gjej rastin ta përgëzoj punën tonë, të Kuvendit të Shqipërisë që sipas Komisionit të Venecias ndryshimet kanë qenë në përputhje me praktikat më të mira zgjedhore. E gjithë ajo tymnajë që u iniciua nga Presidenti i Republikës tashmë ka marrë një përgjigje shumë të qartë që Kuvendi i Shqipëris ka vepruar konform Kushtetutës dhe praktikave më të mira ndërkombëtare", tha Balla.
Balla tha se edhe për legjitimitetin i këtij Kuvendi, Venecia ka dhënë opinion shteruar. "
"Të gjithë ata që kanë 'llapur' sa kanë pasur mundësi marrin përgjigjen e nevojshme. Venecia thotë se Kuvendi i Shqipërisë mbetet legjitim sa kohë ka kuorumin për vendimmarrje.
Venecia ka vlerësuar edhe çështjen e debatuar për koalicione,. Nuk ka thënë njëri që Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi të mos bëhen bashkë. Është e njohur që të dalësh në një koalicion duhet një drejtues dhe një program i përbashkët. Zgjidheni kush është kryetari juaj, Luli, Saliu, Iliri apo Monika, nxirrni programin dhe futini në koalicion", vijoi Balla.
Sa i përket ligjeve që janë dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit, Balla u shpreh se mazhoranca do t'i votojë.
"Vota jonë për 7 ligjet është pro, që PD_së dhe LSI-së t'i heqim çdo alibi të mundshme për pjesëmarrjen në zgjedhje. Zgjedhjet e 25 prillit janë shumë të rëndësishme që do të konfirmojmë rrugën evropiane të Shqipërisë, me këtë mazhorancë që ka sot", përfundoi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2021 dhe për metrologjinë! I hapet rruga krijimit të regjistrit qendror të llogarive bankare
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19