Kuvend/ Rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2021 dhe për metrologjinë! I hapet rruga krijimit të regjistrit qendror të llogarive bankare

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në seancën e sotme plenare një sërë çështjesh të rëndësishme duke filluar nga dekreti i Presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2021, votimin për emërimin e gjyqtarit Altin Binaj, për anëtar në Gjykatën Kushtetuese dhe miratimin e ministrave të brendshëm dhe atë të bujqësisë.

Me 93 vota kundër 9 pro dhe 10 abstenim Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim të buxhetit të vitit 2021. Presidenti e ktheu projektligjin pasi sipas tij nuk i përgjigjej situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendi për shkak të pandemisë. Me 97 vota pro, Kuvendi ka miratuar emërimin e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi. Bledi Çuçi dhe Milva Ekonomi morë 4 vota kundër, që ishin Adriatik Alimadhi, Mimi Kodheli, Korab Lita dhe Zef Shtjefni.

Gjithashtu Kuvendi miratoi me 96 vota pro gjyqtarin Altin Binaj për anëtar të Gjykatës Kushtetuese Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë. Kuvendi ka rrëzuar dhe dekretin e Presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2021.

Po ashtu është rrëzuar edhe dekreti për kthimin e projektligjit për metrologjinë, që ka të bëjë me kontrollet ndaj pompave të gazit dhe naftës. Drafti u kthye nga presidenti me argumentin se sjell konkurrencë të pandershme dhe hapësira abuzimeve dhe për këtë arsye ka kërkuar që SPAK të nisë hetimet.

Ndërsa në Kuvend mori dritën jeshile me edhe ndryshimi i tatimit të kompanive që operojnë në sektorin hidrokarbur. Projektligji “Për regjimin fiskal në sektorin hidrokarbur” u miratua me 89 vota pro, 13 kundër dhe 8 abstenim. Gjithashtu me 90 vota pro, 13 kundër dhe 6 abstenim është miratuar edhe projektligji për ndryshimin e taksave kombëtare, që ka për qëllim heqjen e rentës minerare për sektorin metalor për nxjerrjen dhe përpunimin e kromit dhe të bakrit. 93 deputetë votuan pro krijimit të regjistrit qendror të llogarive bankare dhe të kasetave të sigurisë i cili objektiv ka luftën kundër pastrimit të parave. 

(Kliko këtu për të lexuar votimet e plota në Kuvend)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
Raporti i 'Venecias'/ Balla: I mbylli gojën Metës e të gjithëve pas tij! Votojmë ligjet e '5 qershorit', që PD-LSI të mos kenë alibi të bojkotojnë 25 prillin (VIDEO)

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare ceku raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ato në Kodin Zgjedhor.  Balla tha se 'Venecia' i mbylli gojën Presidentit Meta si iniciator tymnajën dhe të gjithë që folën pas tij.

"Opinioni i Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore na dha të drejtë, sikurse të gjithë jeni në dijeni. Gjej rastin ta përgëzoj punën tonë, të Kuvendit të Shqipërisë që sipas Komisionit të Venecias ndryshimet kanë qenë në përputhje me praktikat më të mira zgjedhore. E gjithë ajo tymnajë që u iniciua nga Presidenti i Republikës tashmë ka marrë një përgjigje shumë të qartë që Kuvendi i Shqipëris ka vepruar konform Kushtetutës dhe praktikave më të mira ndërkombëtare", tha Balla.

Balla tha se edhe për legjitimitetin i këtij Kuvendi, Venecia ka dhënë opinion shteruar. "

"Të gjithë ata që kanë 'llapur' sa kanë pasur mundësi marrin përgjigjen e nevojshme.  Venecia thotë se Kuvendi i Shqipërisë mbetet legjitim sa kohë ka kuorumin për vendimmarrje.

Venecia ka vlerësuar edhe çështjen e debatuar për koalicione,. Nuk ka thënë njëri që Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi të mos bëhen bashkë. Është e njohur që të dalësh në një koalicion duhet një drejtues dhe një program i përbashkët. Zgjidheni kush është kryetari juaj, Luli, Saliu, Iliri apo Monika, nxirrni programin dhe futini në koalicion", vijoi Balla.

Sa i përket ligjeve që janë dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit, Balla u shpreh se mazhoranca do t'i votojë.

"Vota jonë për 7 ligjet është pro, që PD_së dhe LSI-së t'i heqim çdo alibi të mundshme për pjesëmarrjen në zgjedhje.  Zgjedhjet e 25 prillit janë shumë të rëndësishme që do të konfirmojmë rrugën evropiane të Shqipërisë, me këtë mazhorancë që ka sot", përfundoi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ora 10:55
Hysi: Nëse duam që gjykata të jetë funksionali, ta votojmë

Ndërkohë nënkryetarja Vasilika Hysi i është përgjigjur deputetit Gjoni ku ajo thotë se në kushtet që ndodhet sistemi i drejtësisë për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti si dhe ndikimit nga faktorët ndërkombëtar është vlerësuar që të kandidojë dhe 1 emër i vetëm.

"Kuvendi i Shqipërisë funksionon sipas kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Kemi parasysh ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Kandidatura për në organet kushtetuese paraqiten në seancë nga shkrim me jo më pak se 28 deputetë. Keni një kandidaturë që është votuar në Komisionin e Ligjeve. Bëmë një seancë dëgjimore dhe Komisioni i Ligjeve për herë të parë i dha pëlqimin kandidaturës. Kuvendi i Shqipërisë e ka rishpallur vendin e lirë për këtë pozicion 4 herë. 3 herët e para nuk ka mundur të përzgjedhë 1 kandidatë. Kuvendi i Shqipërisë e shpalli për herë të katërt dhe KED propozoi 1 kandidat. Vlerësimi i të gjitha kritereve për Altin Binajn ka qenë i lartë pasi bëhet fjalë për një kandidat karriere. Është mbajtur nën zbatim dhe opinioni i Venecias. Kuvendi ka vlerësuar se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është jetike, kërkohet nga të gjitha faktorët ndërkombëtar. Në këto rrethana është vlerësuar që të kandidojë dhe një kandidat. Nëse dëshirojmë që të kemi Gjykatë Kushtetuese funksionale ne duhet të japim votën dhe ta votojmë kandidatin i cili është në rastet e pakta që mori votë unanime" - tha Hysi.

Në replikë, Gjoni deklaroi se kjo është shkelje e hapur duke ngritur dhe problemin se në 12 muaj nuk gjenden dot 3 emra për të garuar në Kushtetuesen.

"Në kushtet e jashtëzakonshme, ku në 12 muaj nuk gjenden dot 3 emra që të garojnë për Kushtetuesen, meqë gjykata nuk ekziston, hajde të thyejmë ligjin. Më jepni dhe mua të drejtën tani, të dal te rruga marr 2 qytetar dhe shkruajmë emrin. Po e kthejmë në një treg të shëmtuar. Unë dua që të funksionojnë Gjykata e Lartë e ajo Kushtetuese dhe SPAK. Unë ndjej peshën e përgjegjësisë që sot nuk më jepet e drejta për të votuar 1 emër nga 3 të KED. Në 1 vit ne nuk gjejmë dot 3 veta për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Nuk më jep shpresë që Shqipëria nuk do ketë defacto drejtësi" - tha Gjoni

"Është një moment historik" - tha Balla.

Ora 10:50
Protestat për vrasjen e Rashës, Hajdari nga Kuvendi: Revoltat e të rinjve të drejta, politika i ka harruar! I quajnë halabakë (VIDEO)

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari foli për vrasjen e Klodjan rashës dhe protestat që kanë përfshirë vendin pas kësaj ngjarje.

Ajo thotë se revolta e të rinjve është e drejtë për shkak se ata janë lënë në harresë nga ana e qeverisë dhe e politikanëve.

"Do flas për atë që ndodhi ditë më parë me të riun 25-vjeçar. Kam shpenzuar kohë në protesta dhe kam folur me të rinjtë shqiptar për të kuptuar se çfarë i shtyn për të dalë në shesh. Shumë prej tyre ndjejnë dhimbjen e Rashës. Sot shteti shqiptar nuk është në mbrojtje të të rinjve. Më e keqja është reagimi i politikës pas këtyre ngjarjeve. Të rinjtë ndjehen të revoltohet por politika i quan të rinjtë halabakë, rrugeçër, si njerëzit që po e dëmtojnë këtë vend. Por janë këta të cilët i kërkojnë votat e tyre për të mbajtur pushtetin. Si të mos revoltohet një i ri sot kur ëndërron të bëhet trafikant droge për të dalë nga varfëria. Si mos të revoltohet kur prindërit e tyre nuk i shkollojnë dot në shkolla të mira, qoftë dhe për t'i blerë libra. Si mos të revoltohet kur nuk ka prespektivë përpara, shanc të ecë në mënyrë të drejtë ku këtu mbizotëron nepotizmi, paraja. Ju jetoni mes luksin, nëpër kodrina, ju e shkelni ligjin sa herë të doni. Atyre po i thyhen kockat, jo vetëm nga polici, por nga politikat tuaja. Po të pranoni revoltën e tyre, ju pranoni dështimin tuaj. Edhe pse ju mund t'i fusni në burgje, ata sërish do të dalin. Drejtësia për ta do vi" - tha Hajdari.

Ora 10:45
Gjykata Kushtetuese, Gjoni: Votimi i vetëm 1 kandidati, në shkelje të hapur me ligjin! (VIDEO)

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka ndezur debate në fillimin e kësaj seance parlamentare mes deputetit të opozitës parlamentare Ralf Gjoni dhe nënkryetaren e Kuvendit Vasilika Hysi. Fillimisht Gjoni ka ngritur problemin e votimit të vetëm 1 emri nga kandidatët për Gjykatë Kushtetuese, atë të Altin Binajt. Ai thotë se kjo procedurë është në shkelje të hapur të ligjit pasi KED duhet të propozonte 3 emra.

"Sipas Kushtetutës KED duhet të dërgojë një listë me 3 emra. Unë kam një fletë votimi vetëm me 1 emër. Kushtetuta më detyron të zgjedh 1 nga 3 emrat në listë. Dua të di se pse është futur një fletë e tillë votimi me 1 emër. Pse neve sot duhet të votojmë siç bëmë përpara 1 viti. Dua të votoj realisht për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese por nuk dua ta bëj në kundërshtim me ligjin. Dua ta di kush e ka futur në votim" - tha Gjoni.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lymi: 18/12/2020 00:57

    SA HERE QE KTHEN LIGJET LIKE FLORIRI CONI NGA NJE KOVE ME MUT TE PRESIDENCA SE JA KA BERE MUTIN ATIJ INSTITUCJONI.

    Përgjigju
  • Medemek: 17/12/2020 20:02

    Venecia i futi Metes nje topmut te madh ne goje?

    Përgjigju
  • Uaua: 17/12/2020 18:04

    Zonja Hajdarkari!

    Përgjigju
  • Plaku 73 vjecar: 17/12/2020 10:02

    Pse ngeli qe te jap mendim une qe se kam haberin dhe nuk njohe njeri qe eshte i zoti i kesaj detyre. Mendim te japin ato komentator qe i dine te gjitha dhe jane specialist per gjithcka. Bile njohin edhe si rritet urofi dhe grasha ne mars.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja