Pushuesit verorë janë përgjegjës për sasinë e plastikës që përfundon në Detin Mesdhe, tregon një studim i ri.

Analiza e Fondit Botëror të jetës së egër WWF, në Ditën Botërore të Kombeve ka zbuluar se ka një rritje prej 40 % të mbeturinave detare gjatë sezonit turistik dhe pothuajse gjithçka është plastike.

Më shumë se 200 milionë njerëz vizitojnë plazhet por një kombinim i mbeturinave në plazhe dhe menaxhimi i mbeturinave po e bën detin Mesdhe një nga më të ndoturit në botë.

Deti Mesthe përmban 1 % të ujit në botë, por përmban 7 % të të gjitha mikroplastikave.

Tanja Steele, shefja ekzekutive në WWF tha se Mesdheu është një destinacion i bukur pushimi i shijuat nga miliona njerëz britanikë çdo verë, dhe kthehemi në shtëpi me kujtime të bukura por lëmë pas një trashëgimi toksike të mbeturinave plastike.

Zogjtë, peshqit dhe breshkat e Mesdheut po mbyten në plastikë thuhet në raport.

Në raport shkruhet se plastika po përfundon në peshqit dhe prodhimet e detit me të cilat ne ushqehemi.