Raporti KLSH/ KESH përshkallëzoi krizën, keqmenaxhoi kaskadën mbi Drin, importi i energjisë elektrike u rrit me 156%, qeveria dha 165 milionë euro për të evituar kolapsin

Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit nga KESH ka përkeqësuar krizën energjitike, duke sjellë si pasojë rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në kohën kur çmimet e energjisë elektrike në bursë ishin shumë më të larta. Ky është konkluzioni i një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi performancën e kompanive shtetëror në administrimin e rezervës hidrike në kaskadën e lumit Drin, prodhimin dhe shpërndarjes së energjisë elektrike për vitin 2021-2022. Sipas KLSH-së, nga veprimet abuzive të KESH, importit të energjisë elektrike për 6 mujorin e parë të 2022, u rrit me 156% krahasuar me 2021, duke rritur koston në buxhetin e shtetit, respektivisht për taksapaguesit shqiptarë.

Kriza, e cila sipas KLSH-së është stimuluar edhe nga KESH, detyroi qeverinë që të injektonte 165 milionë euro dhe 20 miliard lekë, për të evituar kolapsin energjtik. Gjatë periudhës janar 2021 deri në qershor 2022, janë shpenzuar rreth 650 milionë euro për blerje energjie. Konkretisht, sipas raportit, Rënia e nivelit të liqenit në muajin Tetor 2021, ka ardhur si rezultat i mosrespektimit të kushteve të shfrytëzimit dhe administrimit të kaskadës së Drinit nga KESH, për ruajtjen e kuotave të prodhimit dhe nivelit minimal të lejuar.

Në periudhën e thatë, në kushtet e mungesës së prurjeve; KESH rriti nivelin e shfrytëzimit të HEC-ve në periudhën qershor-gusht 2021, duke prodhuar gati 30% të kërkesës së kontraktuar me furnizuesin që siguron të drejtën e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët familjarë dhe konsumatorët e vegjël jo familjarë. Një tjetër, element që sipas KLSH-së ka përshkallëzuar krizën energjetike, është niveli i lartë i humbjeve në shpërndarjen e energjisë elektrike, 21%14 për 2021 dhe 20% në 2022.

“Niveli i lartë i humbjeve, është pasojë e investimeve të pamjaftueshme në infrastrukturën e sistemit të shpërndarjes dhe mos implementimit të sistemit inteligjent të matjes”, thuhet në raport. KLSH ka verifikuar operacionet tregtare te shitje/blerjes të realizuara nga KESH për vitin

2021. Çmimi i shitjes së energjisë është më i lartë se sa çmimi i blerjes. Por, KESH ka blerë sasi më të larta dhe në këtë mënyrë ka krijuar 6.8 milionë euro efekt negativ.

Për të zbutur krizën, KLSH thekson se sfida kryesore e KESH ngelet TEC Vlora, kapacitet të instaluar 98 MW, por që nuk funksionon. Për projektin e TEC-it Lundrues, KLSH konstaton koston e madhe të prodhimit të energjisë. Sipas raportit, qeveria duhet të kombinojë prodhimin të energjisë elektrike nga dy burime të rinovueshme të saj, siç janë dielli edhe uji, për të mbuluar me energji elektrike nevojat e vendit.

Pjesë nga raporti i KLSH

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Golemi I Kavajes: 21/03/2023 23:45

    Vjosa park kombetar, veprim antikombetar i qeverise. Jsne anulluar dy hidrocentrale mbi ate lume qe kishin filluar getmimet. Shikoni ku na çon katraura e Greqise e cils anulloi ndertimin e ketyre hidrocentraleve, kuptohet fqinji yne jugor loboi per Vjosen Park kombetar, dhe qeveria vasale e Tiranes, pa bere studimin humbje/ fitim, perzuri dy firmat e huaja, itiane dhe turke qe kishin filluar nga puna. Shikoni ćpo behet: Per dy vjet jane shpenzuar nga buxheti i shtetit disa qindra milion euro per blere energjie! Faji i hidhet KESH per keqmenaxhim! Kush e ha kete? Ku ishte kontrolli ne proces nga ministria e Linjes? Edhe nje here, jam i sigurte se me anullimin e dy hidrocentraleve mbi Vjose eshte bere krim ekonomik. Me shume sinqeritet e them kete, nuk kam as une e as njerzit e mi interesa personale ne kete çeshtje.

    Përgjigju
  • Populli: 21/03/2023 15:03

    Te ishte koha e xhaxhit kishin ishin var nja 20 vete ne litar.. sot jepen vetem lajme..

    Përgjigju
  • Koli: 20/03/2023 19:46

    Mjere ky popull thuaj

    Përgjigju
  • Qorri: 20/03/2023 18:49

    Faji është i armikut Sali Berisha. Faji është personal. Faji është dobiç

    Përgjigju
  • denis: 20/03/2023 18:37

    KLSH ka qene dhe eshte i pa besueshem,eshte dhe ka qene tej e i politizuar.

    Përgjigju
  • Manjola: 20/03/2023 17:43

    Atehere Adriatik ! Si gazetar investigativ i zoti, fillo nga lufta e ashper mediatike(qe te behen shembull e kam fjalen), qe ata qe kane abuzuar te paguajne nga xhepi. Pra te kerkohet fajesia penale dhe demshperblim ne gjykate nga xhepi. Sepse keshtu fillojne e friksohen e nuk bejne me gabime te tilla qe kushtojne miliona euro dhe e paguajme me taksat tona e shtohen problemet per ne popullin shqiptar

    Përgjigju
  • Stela: 20/03/2023 17:36

    Po mos ti kishin ber gjith kto dallavere nuk do kishin miliarda neper banka e vila kudo qeveritaret tan te babzitur

    Përgjigju
    • O drejtesia popullore: 21/03/2023 12:23

      Termocentrali me gaz LNG prane porto Romanos iu ofrua shtetit nga investitore te huaj por ne ate kohe Gjiknuri i energjitikes kishte interes ta blinte nga Bullgaria e cila e kishte cmimin mjaft te lire dhe per cdo kwh qeveritaret fusnin ne xhepat e tyre leke duke e dokumentuar sikur blihej me shtrenjte. Per sa kohe te kemi mbeturinat komuniste ne PD si edhe rilindasit eshte e kote te harxhojme kohe me komente sepse nuk zgjidhim gje.

    • Riku: 21/03/2023 06:27

      @drejtesia popullore stela nuk foli per teknikalitete te raportit... thjesht tha qe si shpjegohen eurot neper tubat e ventilimit te burokrateve dhe ti sigurisht me fajin e ka sala dhe meta i ke dhene pergjigje :))... si inxhinier qe hiqesh vetem i udhëhequr nga ndonje interes personal mund te arrish ne konkluzione te tipit te komentit te mëposhtëm... se pari klsh drejtohet nga persona te zgjedhur nga subjekte politike por punonjësit jane teknik jo politik... se dyti ti sigurisht si i pavarur qe je don qe edhe punen ta beje pushteti edhe kontrollin e punes ta beje po vete dhe rezultati nga fitorija ne fitorije... se treti na fal qe klsh te shau indirekt liderin suprem por ska nevoje per klsh per te kuptuar pasojen e politikave aktuale ne portofol...

    • Drejtesia popullore: 20/03/2023 18:55

      Si nje inxhinier qe kam punuar ne studim dhe projektim te kaskades se Drinit dhe me gjere, Kontrolli i Larte i Shtetit nuk ka asnje aftesi te beje nje raport te tille, eshte nje raport politik, i paafte dhe bere nga karavidhe pa asnje pergatitje teknike e profesionale. Ke specialist te fushes ka angazhuar? Keta njerez, ne fund te vitit hidrik do t'i propozoja te ishin kryetare te KESH, dhe te kishin pergjegjesine ligjore dhe ekonomike te drejtonin menaxhimin e kaskades dhe ta shihnim sa i vlen torovilja. Palaco dhe aventuriere te vertete. E kam thene edhe ne postime te tjera: Nese Shqiperia nuk prodhon rreth 30% te energjise me termocentrale, nuk mund te kete menaxhim te kaskades dhe sistemin sic shkruajne keta teveqela, sepse do mbizoteroje nevoja per plotesimin e nevojave. Pervec kesaj, edhe miratimi i Vjoses Park Kombetar ishte e gabuar plotesisht, 2 hidrocentralet, Pocemi dhe Kalivaci mund te ndertoheshin dhe edhe pse energji hidrike, do zbuste sadopak kete boshllek te tekave te motit, me rreth 200 milion USD te ardhura ne vit.Bile edhe Hidrocentrali i Skavices, me kuote te reduktuar, nuk e zgjidh problemin, por e zbut. Vetem rreth 2 miliard kWh ne vit minimum prodhiuar nga TC, ndikojne ndjeshem. Dhe jemi nje vend vetem me turizem, pa kerkesa nga industria, qe ndofta do zhvillohet ne te ardhmen. Prandaj me kete raport, me bomba te tipit 650 milion dollare USD humbje nga blerjet apo 400 milion euro nga inceneratoret, qe jane shprehje te ngjashme, jane vetem per te ndikuar ne zgjedhje. Po e perseris, palaco.

    • Tirana: 20/03/2023 17:53

      Me kryetar te KLSH te caktuar nga Meta dhe Berisha, nuk do kemi asnjehere raporte auditimi te besushme, sepse ata prodhojne raporte politike dhe jo ekonomiko financiare si e kerkon ligji. KLSH nuk ka eksperte ne fushen e menaxhimit te energjise nga hidocentralet, prandaj me plot gojen them se jane raporte auditimi te dala nga dallkauke te opozites. Pa diskutim qe menaxhimi i burimeve hidrite ka probleme, ka edhe korrupsion, por keto nuk mund te dalin nga KLSH , sepse eshte institucion i paafte, i korruptuar politikisht.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona