Raporti KLSH: Të shkarkohet drejtori hekurudhave
Zbulimet dhe konkluzionet kryesore të këtij kontrolli tregojnë se menaxhimi dhe administrimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave është shoqëruar në jo pak raste me mosrespektim e moszbatim të akteve ligjore.
TIRANE - Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë muajit mars 2012 përfundoi materialet e kontrollit të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave (DPH) Sh.a. Durrës për periudhën dyvjeçare 2009-2011. Zbulimet dhe konkluzionet kryesore të këtij kontrolli tregojnë se menaxhimi dhe administrimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave është shoqëruar në jo pak raste me mosrespektim e moszbatim të akteve ligjore.
Rezultatet e dobëta të kësaj kompanie, të konstatuara nga KLSH janë pasojë direkte e keqmenaxhimit dhe keqadministrimit nga ana e drejtorisë së shoqërisë. Ndër masat disiplinore, KLSH i propozon Këshillit Mbikqyrës të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave shkarkimin e 7 anëtarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave Sh.a. Durrës, duke përfshirë edhe Drejtorin e Përgjithshëm të saj dhe zv.Drejtorin e Përgjithshëm, pasi në veprimtarinë e drejtorisë së shoqërisë janë konstatuar:
- Keqmenaxhim dhe keq administrim të Hekurudhës Shqiptare.
- Mosrespektim e moszbatim të akteve ligjore:
- Rezultatet e dobëta në treguesit ekonomiko -financiarë dhe teknikë;
KLSH ka lënë si detyrë që drejtoria të shqyrtojë dhe të analizojë shkaqet, dhe të nxjerrë përgjegjësitë përkatëse për vonesat në përpunimin e vagonëve të huaj, pasi detyrimi i DPH-së ndaj atyre homologe, për periudhën 2009-2010 është në vlerën 443,152 euro; të shikojë mundësinë e uljes së mëtejshme të numrit të punonjësve, për të arritur një nivel të pranueshëm të shpenzimeve, i cili pasqyrohet në kostot operative; të merren masa konkrete për evidentimin, klasifikimin dhe ndjekjen në mënyrë të vazhdueshme të debitorëve, duke koordinuar punën me strukturat përkatëse për përmirësimin e dokumentacionit për arkëtimin e debitorëve, gjendja e të cilëve në fund të viteve 2009 e 2010, është respektivisht në vlerat 144 milionë lekë dhe 152 milionë lekë, etj
(gk/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24