TIRANË - Raporti konfidencial i
OSBE që tronditi politikën shqiptare me të dhënat e tij për inkriminim e zyrtarëve të lartë të politikës, për Dashamir Shehin nuk është i gjithi një thashetheme. Në një intervistë për televizionin tone deputeti i opozitës shprehet se në morinë e informacioneve të këtij raporti ka një bazë vërtetësie.
“Ka një të vërtetë brenda edhe raportit të OSBE-së. Mes 7 thashethemeve është njëra e vërtetë.”
Ai nuk sqaron nëse të vërtetat përfshijnë akuzat ndaj kolegëve të tij demokratë, apo kundërshtarëve të tij politikë. Por sipas Dashamir Shehit për të pastruar Parlamentin dhe administratën nga dyshimet për inkriminim, duhet finalizuar projekti për dekriminalizmin. Zgjidhja më e mirë është me vullnet të përbashkët, por nëse kjo nuk vjen Shehi shpreson tek rezultatet e presionit të ndërkombëtarëve.
“Ose duhet që një që hyn në Parlament të jetë milioner, kjo tregon që këtu ka raporte ekstrapolitike , jashtë ligjit. Shpresoj të ketë një draft të përbashkët, e vetmja vlerë është kur bëhet bashkarisht . Sepse e kanë marrë një farë leksioni , kjo çështje u ndërkombëtarizua, nën frymën e këtij presioni. Kjo luftë shpresoj që të vazhdojë dhe të huajt të vazhdojnë të mbajnë temp e intensitet se jam i bindur që këto pak gjera që janë bërë janë bërë për shkak te presionit te huajve.”
Në kuadër të marrëveshjes se dhjetorit të 2014 në komisionin e posaçëm për dekriminalizmin, demokratët propozuan draftin e tyre me një ligj për këtë proces dhe amendimet Kushtetuese, ndërkaq vetëm pak ditë më parë qeveria doli me projektligj për këtë çështje. Opozita e konsideron të papranueshme iniciativën e qeverisë pasi ligji duhet të kalojë vetëm përmes komisionit përkatës, ndërsa maxhoranca pritet të sjellë në kuvend iniciativën e saj për miratim.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15