Mosdekretimi i Gent Cakajt, ja dy skenarët si mund të veprojë Rama (Detaje nga mbledhja e Kryesisë)

Mosdekretimi i Gent Cakajt, ja dy skenarët si mund të veprojë Rama (Detaje nga mbledhja e Kryesisë)

Selia e PS-së

TIRANE-Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim për më shumë se një orë Kryesinë, ku është diskutuar për çështjet zgjedhore brenda partisë. Por vëmendja kryesore në Partinë Socialiste dhe jo vetëm lidhet me refuzimin e Gent Cakajt nga Presidenti Meta për postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Bazuar te burimet nga PS, gazetarja Esiona Konomi thekson se dy janë skenarët si mund të veprojë kryeministri Rama përballë situatës së krijuar. Mundësia e parë është që Edi Rama ti drejtohet Presidentit Meta me një tjetër emër pas refuzimit të Gent Cakajt. Ndërsa alternativa e dytë është që vetë Rama, ashtu si kryeministri i Greqisë, Tsipras të marrë drejtimin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme përkohësisht, derisa të flasë Gjykata Kushtetuese. Skenarët janë akoma në diskutim.

Sipas burimeve nga PS është përjashtuar mundësia e votimit të Gent Cakajt në parlament pa dekret. ‘Nuk i përgjigjemi shkeljes me shkelje’ thonë burime nga PS. Por çështja e ministrisë së Jashtme po mban ‘peng’ edhe votimin në parlament të ministrave të rinj. PS është e vendosur të votojë ndryshimet në qeveri vetëm kur të zgjidhet çështja e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë që ministri në detyrë, Bushati ka anuluar axhendën e takimeve në Bruksel dhe Berlin.

E ndërsa po shqyrton të gjithë alternativat e mundshme, PS po përgatit edhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese nëse ka të drejtë Presidenti të refuzojë dekretet, por përgjigja parashikohet që të zgjasë disa muaj, pasi ky institucion është jashtë funksionit.

Gjithashtu në PS po diskutohet edhe për zëvendësimin e Erjon Braçes te Komisioni i Ekonomisë, Eduart Shalsit te Veprimtaria Prodhuese, por edhe Spiropalit dhe Çuçit, pasi u emëruan ministra. Refuzimi i Gent Cakajt nga Meta ka rikthyer debatin mes Presidencës dhe qeverisë (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja