Meta refuzon Cakajn: Pa përvojë, qëndrime të rrezikshme. Rama: Vendim antikushtetues

TIRANË- Tjetër krizë maxharoncë-presidencë. Presidenti Ilir Meta ka refuzuar propozimin për emërimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm në vend të Ditmir Bushatit. Dekreti prej pesë faqesh i është kthyer kryeministrit Edi Rama për rishqyrtim këtë të enjte. Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se Cakaj nuk ka përvojë politike dhe diplomatike si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës si dhe ka cënuar informacionin e klasifikuar gjatë ushtrimit të detyrës. Në letrën e tij, Meta thotë se Cakaj ka punuar 7 muaj si si zv/ministër i Jashtëm pa u pajisur më parë me certifikatë sigurie. Por, Meta shton se këtë certifikatë sigurie, Cakaj e ka marrë më 3 janar 2019, 3 ditë pasi u propozua si ministër i Jashtëm. 

"Profili i z.Gent Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zv/ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme", thuhet në arsyetimin e Metës.

Madje kreu i shtetit shkon edhe më tej kur citon fraza të qëndrimeve të Cakajt lidhur me debatin e kufijve të Kosovës. "... Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evolluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor", përfundon citimi i Cakajt nga Presidenca. 

Presidenti Meta i konsideron këto deklarata të rrezikshme dhe me pasojë të paparashikueshme në rajon dhe më gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Europian. "Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend nëtar i NATO-s dhe minon besueshmërin e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon".  

Gjithashtu, Meta shton se Cakaj ka vënë në rrezik edhe sekretin shtetëror pasi nuk ka pasur certifikatë sigurie. Siç konstaton kreu i shtetit, Cakaj është pajisur me certifikatë sigurie në datën 4 janar, një ditë pasi kishte aplikuar. Sipas Metës, mospajisja e Cakajt me certifikatë sigurie gjatë kohës kur ushtronte detyrën e zv/ministrit të Jashtëm, ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar.

"Z.Cakaj, me mosplotësimin e formultarit të aplikimit dhe mospajisjen me certikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetërore apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tejtër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.

Gjithashtu me mosplotësimin e formularit të sigurisë nëkohën e kërkuar, ai ka penguar verifikimin e sigurisë për këtë periudhë, pasi sipsa nenit 12 të Rregullores së Sigurimit të personelit, miratuar me VKM nr.188, datë 04.03.2015, ku parashikohet se verifikimi i sigurisë fillon vetëm pasi individi aplikues ka pranuar dhe ka dhënë pëlqimin em shkrim, pavarësisht se funksioni dhe detyra që ai ka ushtruar e kishte të domosdoshme dhe të detyrueshme nevojën për njohje me informacion të klasifikuar. 

Nga informacioni zyrtar i administruar nga MEPJ, nga DSIK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese rezulton se z.Gent Cakaj, për një periudhë të vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi. Sipas konfirmimit shkresor të MEPK dhe DSIK, z.Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 (3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ", thekson Meta. 

Mirëpo argumentet e Metës për kryeministrin Edi Rama nuk qëndrojnë dhe janë skandaloze dhe të turpshme për institucionin e Presidencës. Në një reagim pas vendimit të kreut të shtetit, Rama u shpreh se vendimi i Metës është antikushtetues (Lexo këtu). Është përgjigjur presidenti Meta, që thotë se për të integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Debati ka vazhduar pasi Rama-Meta kanë vazhduar që të replikojnë në distancë. Rama thotë me ironi se presidenti mbron Kushtetutën duke mbrojtur Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. (Lexo këtu)Një reagim lidhur me ngjarjen ka ardhur edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e konsideroi mosdekretimin e Cakajt si një goditje të merituar ndaj albanofonëve. (LEXO KËTU) Ndërkohë që mbrëmjen e sotme, Report Tv ka mundur të mësojë detaje nga një takim i zhvilluar mes Ramës dhe Metës në presidencë, ku kreu i shtetit i ka propozuar kryeministrit që ta marrë vetë drejtimin e kësaj ministrie, si kryeministri grek, Aleksis Tsipras. (Lexo këtu)

Arsyetimet e plota të Metës

Zoti Kryeministër,

U njoha me propozimin tuaj nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 16 prot., dt 04.01.2019, për emërimin e z. Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Presidenti i Republikës, menjëherë pas marrjes së propozimin tuaj, filloi verifikimin e hollësishëm dhe të domosdoshëm të z. Gent Cakaj me qëllim krijimin e besimit përpara vendimit për emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme. 

Pozicioni i ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme është një nga postet më të rëndësishme në kabinetin qeveritar, aq më tepër tani kur vendi është pjesë e Trojkës së OSBE-së dhe në më pak se një vit përgatitet të marrë kryesimin e saj, një hap historik dhe një përgjegjësi që kapërcen kufijtë e Shqipërisë dhe rajonit tonë. Ndërkohë, ditët, javët dhe muajt e ardhshëm janë vendimtarë sepse Shqipëria është përpara vendimit jetik për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian në qershor 2019.

Përparimi i Dialogut Kosovë – Serbi me qëllim forcimin e perspektivës evropiane të të dy shteteve është një nga zhvillimet më të rëndësishme të rajonit tonë gjithashtu.

Në mungesë të kohës për të eksperimentuar e provuar kapacitetet dhe aftësitë e ministrit të propozuar përballë sfidave aktuale madhore për vendin dhe interesat kombëtare të tij, gjykoj se në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet një individ i sprovuar dhe efikas, me njohje të plotë të përgjegjësive shtetërore, kombëtare dhe administrative, i vetëdijshëm për impaktin e madh dhe vendimtar që do të ketë në politikën e jashtme, veçanërisht në muajt e ardhshëm, por edhe gjatë kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria që është një përgjegjësi historike për vendit tonë.

Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi.

Zoti Kryeministër,

Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme.

Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme (citoj nga intervista e Zv/ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, për emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova, dt. 01 nëntor 2019:

“...Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje.

Evoluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor”...).

Këto deklarata të rrezikshme të z. Gent Cakaj, me pasoja të paparashikueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshtim të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të vetë Bashkimit Evropian.

Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe minon besueshmërinë e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon.

Zoti Kryeministër,

Nga informacioni i administruar mbi verifikimin e sigurisë dhe pastërtisë së figurës, Presidenti i Republikës ju bën me dije se:

1. Z.Gent Cakaj ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimin e sigurt të informacionit të klasifikuar sekret shtetëror. 
Konkretisht z. Gent Cakaj me VKM nr.342, datë 07.06.2018 është emëruar në detyrën e Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ushtrimi i së cilës kërkon domosdoshmërisht pajisjen me çertifikatën e sigurisë personale, me qëllim që personi të njihet, administrojë apo përpunojë informacion të klasifikuar.

Nga ky moment subjektit në fjalë, në zbatim të ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar, VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”, VKM nr. 836, datë 14.10.2015 “Për miratimin e rregullores për punën me informacionin e klasifikuar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian” dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre, të nxjerra nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj i lind detyrimi ligjor që të aplikojë dhe të pajiset me Certifikatat përkatëse të Sigurisë. 

Nga informacioni zyrtar i administruar nga MEPJ, nga DSIK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese rezulton se z. Gent Cakaj, për një periudhë të vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas konfirmimit shkresor të MEPJ dhe DSIK, z. Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 (3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ). 

Z. Cakaj, me mosplotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me Certifikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tjetër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.

Gjithashtu me mosplotësimin e formularit të sigurisë në kohën e kërkuar, ai ka penguar verifikimin e sigurisë për këtë periudhë, pasi sipas nenit 12 të Rregullores së Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr.188, datë 04.03.2015, ku parashikohet se verifikimi i sigurisë fillon vetëm pasi individi aplikues ka pranuar dhe ka dhënë pëlqimin me shkrim, pavarësisht se funksioni dhe detyra që ai ka ushtruar e kishte të domosdoshme dhe të detyrueshme nevojën për njohje me informacion të klasifikuar. 

Shmangia prej tij i zbatimit të këtyre detyrimeve ligjore, së pari është shkelje për të cilën çdo funksionar duhet të mbajë përgjegjësitë që i takojnë, por njëkohësisht kjo sjellje tregon për mungesë të përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksionit publik si Zv.Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe është një tregues tepër i qartë për rrezikun që mbart kjo kandidaturë, për të ushtruar detyrën shumë të rëndësishme të propozuar për emërim të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. 

2. Procesi i certifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK brenda një dite (04 01.2019), duket hapur që është një proces i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshtim me procedurën dhe kërkesat e ligji nr. 8457, datë 11.02.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i ndryshuar dhe VKM nr.188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullores për sigurimin e personelit”.

Në formën se si është kryer, procesi i verifikimit të sigurisë për z. Gent Cakaj nuk garanton besueshmërinë e duhur të Certifikatave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klafisikuar (DSIK).

Sipas shkresës nr. 09/1 prot, datë 8.01.2019 të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj, ka plotësuar aplikimin për certifikatë sigurie pranë kësaj Ministrie vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si Zëvendës Ministër i MEPJ.

Aplikimi i z. Gent Cakaj është përcjellë nga MEPJ brenda ditës në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar me shkresë nr. 35 prot., datë 03.01.2019. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka lëshuar certifikatat e sigurimit të personelit për z. Gent Cakaj 1 (një) ditë më vonë dhe me shkresë nr. 18 prot, datë 04.01.2019, ja ka përcjellë këto akte Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nga informacioni i DSIK, përcjellë Presidentit të Republikës me shkresë nr.87 prot, dt. 07.01.2019, konfirmohet se: “Z. Genc Shkëlzen Cakaj, lindur në Prishtinë më 06.07.1990, është i pajisur me CSP të nivelit “Tepër Sekret”, për njohjen e informacionit të klasifikuar “Sekret Shtetëror”; “Cosmic Top Secret” për njohje të informacionit të klasifikuar të NATO-s dhe “EU Secret/Sekret UE”, për njohjen e informacionit të klasifikuar të BE-së. Këto CSP janë lëshuar më datë 04.01.2019 dhe janë të vlefshme deri më datë 03.01.2024.”

Pra rezulton se, procesi i verifikimit, i kryer në këtë rast nga (DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 (një dite) që referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, tregon qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikuar në Rregulloren e Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015.

Z. Gent Cakaj, mban dy shtetësi, ai është shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe shtetas i Republikës së Shqipërisë. Ai ka kryer studime jashtë territorit të dy vendeve (Shqipëri-Kosovë), respektivisht në shtetet Hungari dhe Belgjikë, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë. 

Referuar këtyre të dhënave, si dhe atyre që kërkohen dhe pasqyrohen të detyrueshme për deklarim në pyetësorin e sigurisë në aplikim, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka për detyrë që në bazë të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, dhe pikës 13, 14 të VKM nr. 188, datë 04.03.2015 “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, të kryejë një verifikim të thelluar të të gjithë informacionit të grumbulluar, jo vetëm në institucionet respektive të Republikës së Shqipërisë.

Në zbatim të nenit 21 të Rregullores së Sigurisë miratuar me VKM nr.188/2015, në rastin konkret ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në organizatat partnere të Republikës së Kosovës. Konkretisht në këtë nen citohet se: “Përpara se të lëshohet CSP për një person i cili mban dy shtetësi, DSIK-ja bashkëpunon me autoritetet homologe për kryerjen e verifikimeve përkatëse”. Gjithashtu në detyrën si Zv.Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe si kandidaturë e propozuar nga Kryeministri për pozicionin e ministrit të MEPJ, ky verifikim do të duhej të kryhej edhe në Belgjikë dhe Hungari, vende këto ku ka jetuar për një kohë relativisht të gjatë z. Gent Cakaj.

Ndërkohë, nga informacioni i administruar rezulton se i gjithë procesi për verifikimin dhe vlerësimin e sigurisë për të përcaktuar nëse z. Gent Cakaj, është një individ besnik, i besueshëm dhe i sigurt që vërteton nga pikëpamja e sigurisë se ai i plotëson kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar, është realizuar në më pak se 24 orë. 
Ky veprim tregon qartë se procesi i verifikimit, nuk është kryer i plotë, nuk është objektiv, por i ndërmarrë vetëm për përmbushjen proceduriale (jo përmbajtësore) të informacioneve shtesë që do të mund të kërkonte Presidenti i Republikës në funksion të verifikimit kushtetues për shkak të procesit të emërimit të këtij shtetasi në detyrën e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Zoti Kryeministër,

Për sa u parashtrua më sipër:

Kandidatura e z. Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmëri dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivitet dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishme të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetuese si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe rolit të tij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, për emërimin e z. Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Ora 13:29
Meta refuzon Cakajn ministër, motivet: Pa përvojë politike, qëndrime të papranueshme, rrezik për sekretin shtetëror (FOTO)
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • tauland: 10/01/2019 21:22

      me vjen keq qe shqiperia ka nje hajdut te popullit te vet per president , njeriu me negativ dhe hajdut

      Përgjigju
    • Ilda: 10/01/2019 19:21

      Nje nder punet e mira qe ka bere Iliri eshte ky mos emerim. Nuk ngeli Shqiperia pa djem e vajza te shkolluar brenda e jashte vendit per ti vene ne ate post.

      Përgjigju
      • Ildi: 10/01/2019 21:21

        Ilda ti mesiguri ske lidhje fare me shqiperine se shkruan si te jesh çobane rumanie.

    • Erik: 10/01/2019 18:00

      Nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve te Shqiperise jane fobike ndaj shqiptareve te Kosoves. Mire Meta qe ben politike me mosemerimin e Cakajt, por pjesa tjeter jane vetem vulg qe inatin e kane me faktin se Genti eshte nga Kosova dhe nuk flet shqipen si nga Tirana e teposhte. Sa per mend degjoni intervisten e plote me Baton Haxhiun per te kuptuar qe ai eshte njeri i lexuar dhe i kompletuar per te mbajtur edhe postin e Ministrit te Jashtem. Turp dhe faqja e zeze qe Presidenti i vendit qe sot duhet te ishte jashte politikes sikur dhe vetem per videon e 7%-shit, refuzon nje djale te ri, te lexuar dhe nga Kosova per detyren e Ministrit te Jashtem me justifikime idiote gjasme patriotike. Llum kombetar.

      Përgjigju
      • anonim: 11/01/2019 11:05

        Po pose mer lo*e a nuk u dekretua ministria e arsimit qe eshte nga kosova

    • Tirana: 10/01/2019 17:53

      Politika shqiptare ashte neveri se zhdogja si dun me ba e bajn me buj te madhe.

      Përgjigju
    • eni: 10/01/2019 17:05

      bravo PRESIDENT

      Përgjigju
    • Tymi i Likes: 10/01/2019 17:03

      Sa vjeç ishte dhe çfare pervoje profesionale, administrative dhe zyrtare kishte Like Hajduti kur u be Kryeminister I Shqiperise?.. Vetem 30 Vjeç Libreza e punes u hap me pozicionin e punes "Kryeminister" pervoja e meparshme: Intrigant dhe hajdut floriri

      Përgjigju
    • Ben Tironci: 10/01/2019 16:59

      Ku shkon ti cun pa bllok te Meta? Hidhu njeher pastaj firhma

      Përgjigju
    • Erwin: 10/01/2019 16:47

      Pyeteni z.Meta sa vjec e cfare pervoje kishte ai vet kur ishte KM apo dhe minister i jashtem.dhe ministri jashtem i Austrise sot KM i atij vendi europian sa vjec ishte ne ate post aq te rendesishem.

      Përgjigju
    • LSI: 10/01/2019 15:49

      NJE PYETJE PER ZOTIN PRESIDENT, GJEJA KRYESORE JOTJA NE DETYRE ESHTRE PERFAQESIMI I UNITETIT TE SHTETIN SHPIPTAR, PO TI VALLE MBAN PERGJEGJESI PER DELKARATAT QE KE DHENE KUR KE QENE ME LSI. DERI PARA NJE VITI QE KANE QENE PERCARESE, DHE PO TE JESH KOREKT DERI NE FUND, PER TE NJEJTET ARSYE SIC NUK PO DEKRETON GENTIN PO KE DINJITET JEP EDHE TI DOREHEQJEN SE NUK JE I DENJE PER ATE POST QE PO MBAN

      Përgjigju
    • shqiptari: 10/01/2019 14:50

      gabimi me I madh I Rames emerimi si minister I jashtem I ketij "gjeniu" te diplomacise. nuk eshte shuajtur Shqiperia per burra e gra me integritet qe cohet kryeministri e na sjell nje cunak Kosove te drejtoje ministry te rendesishme. leri qokat kryeminister mendo pak per te miren e popullit dhe te Shqiperise

      Përgjigju
      • Erik: 10/01/2019 17:46

        Fiks Shqipo. Ketej te rruajne trapin gjithe kohes rinise i duhet dhene perparesi, te shkelqyerit duhet te drejtojne, por ne realitet jane nje tufe bastardesh qe tjeter thone e tjeter bejne. U duken çunake disa te rinj qe kane bere me shume shkolle se Likja dhe Mona bashke e s'e kane mendjen si te behen te pasur brenda nates si mamuthet e korrupsionit shqiptar.

      • Shqipo: 10/01/2019 16:57

        Normal, nuk ecen para po je vetem cunak. Duhet te jesh me cante te zeze e me bllok ne dore si Ilir floriri qe te ecesh para.

    • Nsjs: 10/01/2019 14:05

      Vendimi me i sakte qe ka dhene ne jeten e vet. Rama ja futi kot me ket preshin nga Kosova.

      Përgjigju
    • Konjak: 10/01/2019 14:01

      RReagim institucional plotesisht i qart dhe i domosdoshem;per mos dekretimin,per minister te z Caka.Qartesia e sivis se ketij individi ishte me se i domosdoshem;qe institucionet e popullit te mos vihen ne pozicione delikat.Edhe ne sistemet e qeverisies,ne periudhat me te hershme ,rendesi e vecant i kushtohej,mardhenieve me popujt e tjer.Te respektojme ligjet e popullit ,te dala nga e drejta natyrore.

      Përgjigju
    • Populli: 10/01/2019 13:58

      Po a ka turp me te madh se te jesh nje hajdut i pafytyre dhe i dale boje me ze e figure si surrati jot i peshtire more president kryehajdut??

      Përgjigju
    • Donela: 10/01/2019 13:54

      Like Floriri dhe Mona Cizmja me te "besuarit" e ketij vendi,turpi ju mbulofte monstra te peshtira.

      Përgjigju
    • Moni: 10/01/2019 13:36

      Shkurt ky nuk i takon klasës tende e saliut... Je i tmerrshëm mor serbogrek

      Përgjigju
    • Ardi: 10/01/2019 13:04

      Metën dhe LSI Nu i dua, por këtu ka të drejtë

      Përgjigju
    • Tekniku: 10/01/2019 12:59

      Ky i le surprizat gjithmone ne fundjave keshtu anus-listet kane kocka ku te lepihen per nja 3-4 dite!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja