Komiteti i Punëve të Jashtme në Senatin amerikan, i kryesuar nga John Kerry, ka marrë në dhjetor një raport të hartuar nga ekspertët dhe të paraqitur nga senatori Richard Lugar, që analizon nga pikëpamja e interesave amerikane çështjet e energjisë dhe sigurisë mes Europës dhe rajonit të Kaspikut.

Një pjesë e raportit i kushtohet preferencës amerikane mes projekteve të furnizimit me gaz, TAP dhe Nabucco West. Kompanitë që qëndrojnë pas konsorciumit Shah Deniz do të vendosin në qershor se cili nga variantet do të miratohet. Raporti në fjalë, i cili mban datën 12 dhjetor 2012 rekomandon që SHBA të përkrahë Nabucco West kundrejt TAP për arsye të interesave gjeostrategjike amerikane.

Raporti ne senatin amerikan