"Kërcënimi i ndryshimit të klimës duhet të vlerësohet në të njëjtën mënyrë gjithëpërfshirëse si përhapja e armëve bërthamore".- shkruhet në raportin e fundit mbi rreziqet e mëdha të ndryshimeve klimatike.
Është "The Guardian", e cila ka publikuar rezultatet e këtij raporti, të  porositur nga Zyra e Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar e të shkruar  shkruar nga ekspertë nga po nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kina e India.
 
Ky raport vë në dukje rreziqet e ndryshimit të klimës, të cilët duken që janë mjaft të rënda. Raporti rendit:
1. Rreziqe shumë të mëdha për sigurinë ushqimore globale, duke përfshirë edhe një trefishim të çmimeve të ushqimit.
2. Migrimi i jashtëzakonshëm, dështim të shteteve , duke çuar kështu në rritje të rrezikut të terrorizmit.
3. Ndryshimi i kushteve klimatike do të çojë në atë situatë ku do të kemi edhe viktima për shkak të mos përballimit të kushteve t reja.
4. Numri i njerëzve të ekspozuar ndaj mungesës ekstreme të ujit është parashikuar të dyfishohet, globalisht, për shkak të rritjes së popullsisë . E në këto kushte, ndryshimi i klimës mund të rrisë rrezikun në disa rajone në veçanti.
5. Rreziku tjetër është përsa i përket përmbytjeve, të cilat do të vijnë duke u shpeshtuar. "Ajo që është sot një përmbytje një here në-30-vjet, në të ardhmen mund të ndodhë çdo tre vjet, sidomos në basenet shumë të populluara të lumenjve  Verdha, Ganges dhe lumenjtë Indus".- thuhet në raport
6. Problem do jetë thatësisira, pasojat e së cilës do të ndjehen më shumë në tokat bujqësore. E sipas ekspertëve, pa shkurtimet dramatike për emetimet e karbonit, thatësira ekstreme që ndikon në toka bujqësore mund të dyfishohet në mbarë botën, me ndikime në Afrikën jugore, SHBA dhe Azinë jugore. "Migrimi nga disa rajone mund të bëhet më shumë një domosdoshmëri sesa një zgjedhje, dhe mund të bëhet në një shkallë historikisht të paparë. Duket e mundshme që kapaciteti i bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë humanitare do të jenë të tronditur".- thuhet në raport.
7."Rreziqet e dështimit të shtetit mund të rriten në mënyrë të konsiderueshme, duke ndikuar në shumë vende në të njëjtën kohë, dhe madje edhe duke kërcënuar ata vënde që aktualisht janë konsideruar të zhvilluar dhe të qëndrueshme". shton raporti.
Raporti arrin në përfundimin se rreziqet e ndryshimit të klimës mund të jenë më të mëdha nga sa janë parashikuar  e sipas tyre në qoftë se bëjmë një vlerësim të ndershëm të raportit, mund të pranohet që ka arsye për fatalizma në të ardhmen.
Baronesha Joyce Anelay, ministre e shtetit në Zyrën e Komonuelthit dhe të Jashtme, ka lëshuar paralajmërimin për një raport të ri mbi rreziqet e ndryshimit të klimës të udhëhequra nga i dërguari i Britanisë së Madhe për  ndryshimet  klimatike, Profesor Sir David King. Ndërkohë Kombet e botës janë duke u përgatitur për një samit të OKB- në dhjetor, në të cilin ata duhet të bien në një marrëveshje për të luftuar ndryshimet klimatike.
Por nga ana tjetër, përveç rreziqeve të përmëndura,  raporti gjithashtu thekson se udhëheqja politike, teknologjike dhe investimet  model mund të ndryshojnë shumë në këtë çështje.