Liberalizimi i regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i ka frenuar kërkesat për azil politik por përkundrazi ato janë shtuar. Shumica e qytetarëve aplikues po përfitojnë nga procedurat e gjata të shqyrtimit nga ana e autoriteteve të emigracionit në vendet e Bashkimit Evropian.


Sa i takon rastit të Shqipërisë, raporti thotë se në vitin 2009 ka patur 2,060 kërkesa, një vit më pas vërehet një ulje në 1,905 të tilla dhe në 2011 arrihet në 3,075 aplikime. Ndërkohë që për dhjetëmujorin e vitit të kaluar (2012) Iniciativa Evropiane për Stabilitet konstaton numrin alarmant prej 5,130 azilkërkuesish shqiptarë.
Iniciativa Evropiane për Stabilitet 5,130 azilkërkues shqiptarë