Fitimi i sistemit bankar arriti në 11.5 miliardë lekë në 6 muajt e parë të këtij viti, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat u publikuan nga Banka e Shqipërisë, e cila i raporton fitimet e bankave sipas standardeve lokale, në bazë të të cilave bankat paguajnë dhe tatim fitimin në buxhet.
Sipas të dhënave historike të Bankës së Shqipërisë, ky është niveli më i lartë rekord i fitimeve të arritura nga sistemi bankar për gjashtëmujorin e parë, që nga viti 1999, kur raportohen të dhënat.
Dy janë arsyet që kanë ndikuar në përmirësimin e rezultatit financiar të bankave. Së pari janë rritur të ardhurat neto nga veprimtaritë e tjera, me 2.8 miliardë lekë, duke u trefishuar në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ka amortizuar dhe rënien e të ardhurave nga interesat me 1 miliardë lekë, si rrjedhojë e uljes së interesave të huave që bankat japin për bizneset dhe individët.
Së dyti, janë ulur ndjeshëm shpenzimet për provigjionime, me 3.6 miliardë lekë, apo 72%, të cilat janë fitimet që bankat lënë mënjanë për të mbuluar kreditë me probleme. Niveli i huave të pakthyera në afat ka rënë vazhdimisht përgjatë këtij viti, duke arritur në 15.58%, niveli më i ulët në 6 vjet. Kjo ka bërë që bankat të rimarrin këto fondet që i kishin lënë si “garanci” për huatë që nuk po u ktheheshin.
Ndërsa 6-mujori ka qenë pozitiv për bankat, treguesit e tjerë, që kanë ndikim në ekonomi, nuk kanë qenë kështu. Kreditimi ka rezultuar i tkurrur, me stokun e huasë dhënë për ekonominë, që në qershor 2017 ra me 1.6%.
Taksat
Nuk parashikohet një rëndim i pagesave të biznesit privat
Taksat që bizneset paguajnë zakonisht rëndohet në gjashtëmujorin e dytë të vitit, pasi Ministria e Financave llogarit një plan më të lartë arkëtimesh në muajt e fundit. Por, duke marrë në konsideratë zhvillimet e deritanishme, treguesit buxhetore të të ardhurave duket se do të jetë të realizueshme këtë vit. Duke ju referuar të dhënave të gjashtë muajve të parë, plani i të ardhurave është tejkaluar me 5% ose mbi 10.2 miliardë lekë. Aktualisht kemi një tejkalim të parashikimit, por kjo duket se është më shumë meritë e sjelljes konservatore në planifikimin fillestar sesa e performancës.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com