Raporti/ OSBE: Gjyqësori jo
produktiv, duhen përmirësime

Raporti/ OSBE: Gjyqësori jo <br />produktiv, duhen përmirësime
TIRANE - Gjyqe që nuk prodhojnë drejtësi, qytetarë të zhgënjyer, sistem drejtësie, i cili ka nevojë për reformime dhe plot 58 rekomandime, vijnë nga prezenca e OSBE-së e cila me raportin “Drejt Drejtësisë” i kërkon aktorëve shqiptarë të bëhen të përgjegjshëm dhe të krijojnë një sistem efiçent.

47 % e seancave gjyqësore në gjykimet civile janë joproduktive dhe krijojnë problem me drejtësinë që u jepet qytetarëve. Ky konstatim vjen nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ku me anë të raportit “Drejt Drejtësisë” nxjerr në pah se gjysma e seancave gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bëhen pa argument.

Sipas ambasadorit Wollfarth reformat e bëra në drejtësi nuk nënkuptojnë mbarimin e punës por ka ende vend që të kontribuohet në këtë fushë.

Të pranishëm në takim ishin dhe ministri i Drejtësisë Eduard Halimi si dhe nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, të cilët veç arritjeve të deritanishme në sistemin e drejtësisë pranuam se 58 rekomandimet e dala nga ky raport do të shërbejnë që aktorët e trupës gjykuese të bëhen më të përgjegjshëm në dhënien e drejtësisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës