Raporti? OSBE: Përmbledhje e 
akuzave të publikuara në media

Raporti? OSBE: Përmbledhje e <br />akuzave të publikuara në media
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në disa media mbi ekzistencën e një raporti që flet për lidhjet biznes-politikë. Në reagimin e saj, OSBE thekson që në krye se bëhet fjalë për një “përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik”.

OSBE sqaron se, kjo përmbledhje bazohet në informacionet të nxjerrë nga raportimet e medieve në Shqipëri, pa marrë parasysh vërtetësinë e këtyre raportimeve. Kjo përmbledhje nënvizohet ë reagim “nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së”.

Ndërkohë, raporti i publikuar në disa media flet për rreth 31 deputetë të parlamentit që akuzohen se kanë lidhje me biznesin. Në raport flitet dhe për kryeministrin, Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Beisha.

Për Ramën thuhet se, fsheh pasurinë në SHBA përmes vëllait të tij, Olsi Rama. Për Metën thuhet se ka interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjetikë. Kurse për Berishën thuhet se përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazliç.

Reagimi i plotë i OSBE-së:
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është njohur me botimin, të paautorizuar, të disa pjesëve nga një përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik, për lidhjet e mundshme mes biznesit dhe politikës. 

Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media.

Përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së.

Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rëndësinë themelore të etikës në jetën publike dhe do të vijojë të punojë me Kuvendin e Shqipërisë dhe me të gjitha partitë politike për ta theksuar këtë.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë