TIRANE- Nuk përbën një risi fakti që Kryeministri Sali Berisha është shumë i dashuruar pas projektit “Shqipëria dixhitale”, sukseset e të cilit i përmend shpesh në fjalimet e tij.

Por shefi i Qeverisë duket se është ngazëllyer shumë kur ka parë se Tirana është përzgjedhur nga Intelligent Community Forum për të qenë pjesë e 21 komuniteteve që kanë përparuar me ritme më të shpejta në përhapjen e internetit me brez të gjerë. Në prag të mesnatës mes së enjtes e të premtes, pavarësisht nga ora e vonë, Kryeministri ka hapur faqen e tij në Facebook për ndarë lajmin e mirë – sic e quajti – me fansat e tij.

Më pas Berisha ka cituar motivacionin e ICF-së ku ndër të tjera thuhet: Në Tiranë shtrirja e Internetit me bazë të gjerë po rritet shpejt si rezultat i rritjes së disponueshmërisë së tij dhe cmimeve shumë të ulta. Sipas ICF, qëllimi i vendit është të bëhet qendër teknologjike për rajonin dhe teknologjia e informacionit dhe komunikimit po shndërrohet në një sektor kryesor për ekonominë.

Kryeministri shprehu besimin se me ndihmën dhe imagjinatën e të rinjve shqiptarë, Shqipëria do të kthehet në superfuqinë e teknologjisë së informacionit e komunikimit në rajon, gjë që sipas tij do të krijojë edhe mijëra vende pune.

sali berisha facebook

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)