Raporti paraprak: rrëzimi i helikopterit me të cilën udhëtonte presidentin iranian, jo i qëllimtë

Raporti paraprak: rrëzimi i helikopterit me të cilën udhëtonte presidentin iranian, jo i qëllimtë

Vendi ku u gjet i vdekur presidenti Ebrahim Raisi

Në një raport paraprak të ushtrisë iraniane thuhet se deri tani nuk ishte gjetur asnjë provë që të tregojë se rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte Presidenti Ebrahim Raisi, ishte vepër e një akti të qëllimtë apo sulmi. Lajmi u njoftua të premten nga mediat shtetërore.

Ebrahim Raisi, një udhëheqës i linjës së ashpër, i cili shihej si pasardhës i mundshëm i Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei, gjeti vdekjen kur helikopteri me të cilin udhëtonte u rrëzua të dielën e kaluar, mes motit të keq në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin.

“Nuk janë vënë re shenja plumbash apo diçka e ngjashme tek mbetjet e helikopterit i cili u rrëzua në një zonë në lartësi të madhe dhe shpërtheu në flakë”, thuhet në raportin e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura iraniane.

“Asgjë e dyshimtë nuk është vërejtur në bisedat e kullës së kontrollit me ekuipazhin e fluturimit”, shtohej me tej në raport, ku njoftohej se më shumë detaje do të publikohen ndërsa hetimi përparon.

Ebrahim Raisi u varros të enjten në qytetin e shenjtë mysliman shiit të Mashhadit, katër ditë pas aksidentit gjatë të cilit gjeti vdekjen gjithashtu edhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian si dhe gjashtë persona të tjerë.

Ekspertët thonë se Irani njihet për sigurinë e dobët ajrore dhe të dhënat tregojnë për përplasje të përsëritura, shumë prej të cilave përfshijnë avionë të prodhuar në Shtetet e Bashkuara, të blerë para revolucionit islamik të vitit 1979.

Teherani thotë se sanksionet amerikane e kanë penguar atë prej kohësh të blejë avionë të rinj ose pjesë këmbimi nga Perëndimi, për të përditësuar flotën e tij të dobët.

Irani shpalli pesë ditë zie për nder të Ebrahim Raisin. Ky i fundit njihej si një zbatues i politikave të Ali Khameneit, për qëndrimin e ashpër ndaj mospajtimeve publike si dhe mbështeste një linjë gjithashtu të ashpër mbi çështjet e politikës së jashtme, përfshirë bisedimet me Uashingtonin, për ringjalljen e paktit bërthamor të Iranit, të vitit 2015.

Zgjedhjet e reja presidenciale janë caktuar të mbahen më 28 qershor./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'