Raporti/ Pensioni mesatar në
Shqipëri, 86 euro në vitin 2016
Pensioni mesatar në vendin tonë, në fund të vitit të kaluar, arriti në 86 euro. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar në qytet arriti në 14.873 lekë më 2016, ndërsa në fshat ishte 8.556 lekë. Pensioni mesatar në rang vendi ishte 11.714 lekë, ose 86 euro më 2016.
Pensioni mesatar në vendin tonë, në fund të vitit të kaluar, arriti në 86 euro. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, pensioni mesatar në qytet arriti në 14.873 lekë më 2016, ndërsa në fshat ishte 8.556 lekë. Pensioni mesatar në rang vendi ishte 11.714 lekë, ose 86 euro më 2016.
Sipas një studimi që Bashkimi Europian ka bërë për reformat e pensioneve në Ballkan pas viteve 2011 ka referuar se pensioni mesatar në rajon (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnjë) ishte 240 euro në fillim të 2012, shifër kjo 2.5 herë më e lartë e se Shqipërisë pa marrë në konsideratë indeksimet e mëvonshme që mund të kenë thelluar edhe më tej këtë diferencë. Nivelin më të lartë të pensionit mesatar e ka Mali i Zi me 323 euro, ndërsa më të ulëtin e ka Bosnja, me 178 euro.
Edhe pse ekonomia e vendit është futur në një trend rritës me një ritëm më të lartë se Rajoni dy vitet e fundit, mbrojtja e shtresave më të vulnerabile lë shumë për të dëshiruar. Pensionistët shqiptarë shihet të jenë shumë të keqpaguar në raport me fqinjët tanë, por të marrim në konsideratë se skemat mbrojtëse ndaj tyre nuk funksionojnë si në Rajon.
Në këndvështrimin e integrimit në BE për sa i përket nivelit të jetesës për pensionistët, Shqipëria paraqitet shumë poshtë vendeve të rajonit, teksa ato të BE duken të pakapshme. Pensioni mesatar i një gjermani i kalon të 41 mijë eurot në vit, në Itali mbi 27 mijë euro, në Norvegji 58 mijë euro, në Poloni 11 mijë euro etj.
Por perspektiva e pensionistëve shqiptarë duket shumë e zbehtë për shkak se, numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi, përkundrejt plakjes me ritme të shpejta. Reduktimi i forcës së punës do të vërë në vështirësi arkën e shtetit për të ardhurat e pensioneve dhe rritja e numrit të pensionistëve do të rrisë pagesat.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3659
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare
15 Janar, 09:52
-
Masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu bën rekurs dënimin 'burg përjetë', prej 3 javësh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë
15 Janar, 09:45
-
Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim
15 Janar, 09:42
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Policia e Kosovës hyn në institucionet serbe në Graçanicë
15 Janar, 09:33
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj
15 Janar, 09:33
-
VIDEO/ Juventusi s'di të fitojë, vetëm 1-1 kundër Atalantës! Gjimshiti luan 90 minuta
15 Janar, 09:26
-
VIDEO/ Milani merr tri pikë në udhëtim, përmbys 1-2 Comon
15 Janar, 09:25
-
GOLAT/ Milani përmbys 1-2 Comon dhe sheh nga Evropa, Juventusi barazon 1-1 në Bergamo
15 Janar, 09:22
-
SHBA/ Elon Musk paditet nga autoritetet federale për blerjen e Twitter
15 Janar, 09:22
-
Tentoi të shpallte gjendje lufte, presidenti i Koresë së Jugut rrezikon dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm
15 Janar, 09:20