Raporti për barazinë gjinore,
Rama:Shqipëria ngjit 24 vende

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me një lajm të mirë për Shqipërinë. Ai ka publikuar Raportin Global për Hendeun Gjinor 2017, në të cilin Shqipëria ka fituar disa pozicione, duke u ngjitur në vendin e 38 me 144 vende të vlerësuara.

Kryeministri Rama shkruan në ‘Facebook’ se Shqipëria është përmirësuar me 24 vende në pozicionin e saj sa i përket raportit për hendekun gjinor. Më tej, duke cituar raportin, Rama shton se ky përmirësim vjen si rezultat i progresin të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave, duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara, ju uroj një ditë të mbarë. Raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension. Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Poli”, shkruan Rama.

rama
(Postimi i kryeministrit Edi Rama)

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Agron Tufa letër Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’iu besojë?

Agron Tufa letër Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Prapë kështu do të vazhdoni? Kush do t’iu besojë?