Raporti për drogën,Basha akuzon
Rama: U mbyll kazani i shpifjeve

Raporti për drogën,Basha akuzon<br />Rama: U mbyll kazani i shpifjeve
Raporti i 'Guardia Di Financa' dhe policisë së Shtetit për kultivimin dhe asgjësimin e kanabisit në Shqipëri është bërë 'mollë sherri' mes Bashës dhe kryeministrit Rama me akuza dhe kundër akuza të forta.
 
Fillimisht pas raportit, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke përgënjeshtruar 'Guardia Di Financa' për luftën antikanabis në Shqipëri.
 
Sipas Bashës sipërfaqja e kultivuar me drogë në vend është 5-fishuar, ndërkohë që ka theksuar se përpara nisjes së monitorimit të territorit është korrur edhe prodhimi i parë i farës 45-ditëshe.
 
Basha ka theksuar se kryeministri Rama dhe ministri Tahiri iu përgjigjën me tallje kërkesave të opozitës për parandalimin e fenomenit pasi kështu iu interesonte duke qenë se janë të përfshirë në këtë fenomen kokë e këmbë.
 
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama pas akuzave të Bashës.
 
Rama shprehet se Basha nuk tha asgjë se përse nuk i votoi ligjet e drejtësisë, ndërsa rihapi kapakun e shpifjeve për drogën sapo Guardia di Finanza e mbylli atë kazan.
 
"LB nuk tha pse s'i votoi ligjet e drejtësisë, po rihapi menjëherë kapakun e shpifjeve për drogën sapo Guardia di Finanza e mbylli atë kazan" deklaron Rama në një postim në faqen e tij në Facebook.
 
Por, Basha nuk e ka mbyllur këtu debatin duke e zhvendosur nga selia e PD në Facebook 'luftën' për raportin.
 
"Nga kazani i plehrave ku është zhytur, Rama nuk e fsheh dot të vërtetën.
 
S'ka kapak ta mbulojë drogën e pesëfishuar dhe krimin që po qelb Shqipërinë. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën
" shkruan Basha në reagimin e dytë për raportin pas deklaratave të Ramës.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit