Raporti për drogën, Meta: Lufta kundër kanabisit, kusht për integrimin! S'mund të rikthehet në fenomen kancerogjen për Shqipërinë

Raporti për drogën, Meta: Lufta kundër kanabisit, kusht për integrimin! S'mund të rikthehet në fenomen kancerogjen për Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar Raportin vjetor të Qendrës Europiane të Drogave të publikuar në maj 2020 si një kambanë alarmi për vendi, duke u bërë thirrje Policisë së Shtetit, SHISH, prokurorisë dhe agjencive të tjera ligjzbatuese të përqendrohen në luftën kundër kanabizimit. Meta shprehet se nuk duhet lejuar që ky fenomen të kthehet në një kancer për shoqërinë, ndërsa lufta kundër tij është kusht për integrimin e vendit.

Presidenti Meta shprehet se çdo neglizhencë në luftën kundër kanabisit do të ketë pasoja të rënda për vendin.

"Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm. Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t'i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.  Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit", shkruan Meta

Në raportin vjetor të qendrës europiane të drogave shkruhet se "Në Shqipëri, e cila është një prodhuese e kanabisit bimor për tregun europian, kultivimi i bimës së kanabisit pritet të rritet, ndërsa autoritetet ligjzbatuese janë zhvendosur për të zbatuar masat dhe kufizimet për COVID-19.Disa rrugë trafiku nga Ballkani Perëndimor për pjesën tjetër të rajonit dhe BE janë ende në përdorim, bazuar në konfiskimet e mëdha të kohëve të fundit të kanabisit bimor në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Përveç kësaj, në fillim të majit, një konfiskim një ton kanabis u raportua në afërsi të kufirit shqiptaro-grek".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur