Raporti për investimet në Shqipëri/ Meta: Ka ndikuar kriza politike, palët të ulen në dialog

Raporti për investimet në Shqipëri/ Meta: Ka ndikuar kriza politike, palët të ulen në dialog

TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje palëve politike që të ulen në dialog pasi po sjellin pasoja të rënda për vendit.

Duke sjellë në vëmendje Indeksin e fundit i Fitch Solution, pjesë e grupit të njohur ndërkombëtar të vlerësimit, Fitch, Meta tha se kriza politike është faktori kryesor se përse Shqipëria ështtë futur në vendet e rrezikshme për t'u investuar.

"Dua të shpreh shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5. Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend. Ndaj duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut. Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë", tha Meta.

Postimi i plotë i presidentit Meta

Protestat, rritja e tensioneve politike mes partive, bojkoti i opozitës në zgjedhjet lokale, Bashkimi Europian ndaloi hapin për çeljen e negociatave. Të gjitha këto ngjarje të ndodhura në 2019 do të ndikojnë në rritjen e risqeve në 2020 për Shqipërinë dhe kushtet e jetesës për banorët. Ky ishte përfundimi i dhënë nga Indeksi i fundit i Fitch Solution, pjesë e grupit të njohur ndërkombëtar të vlerësimit, Fitch.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 10/01/2020 07:22

    E shkaktoi vete krizen dhe ne vend qe t'u kerkoje ndjese shqiptareve vazhdon e kerkon pazar me qeverine. Shko mbytu me mire idiot.

    Përgjigju
  • O tej: 09/01/2020 16:37

    O kokelope Skrapari bllokun ne dore mos harro o zgjebe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia në zi, shuhet kolosi i letërsisë shqiptare Ismail Kadare

Letërsia në zi, shuhet kolosi i letërsisë shqiptare Ismail Kadare