Raporti për korrupsionin, OSBE:
Keqardhje! Zbatoni Reformën 

Raporti për korrupsionin, OSBE:<br />Keqardhje! Zbatoni Reformën <br /><br>
Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit, ku Shqipëria renditet e 91, duke shënuar përkeqësim të gjendjes në krahasim me një vit më herët kur ajo ishte radhitur në vendin e 83-të.

OSBE thekson se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë, ndërsa nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare.

Prezenca e OSBE-së i nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit

Rezultatet e #CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit” mbyllet reagimi  i OSBE.

Më se keqi në rajon radhitet Maqedonia e cila nga vendi i 90-të ka rënë në vendin e 107-të. Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdorë një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër

Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër