Raporti për krimet për janar 2021, Ministria e Brendshme: Ulen vrasjet, rritet dhuna në familje krahasuar me vitet e tjera

Raporti i Ministrisë së Brendshme për kriminalitetin në muajin janar të këtij tregon një nivel të lartë të krimit për veprën penale të dhunës në familje, e cila është rritur në raport me pesë muajt e parë të viteve të fundit. Shifrat flasin për qetësim të situatës së vrasje, por jo të plagosjeve të rënda. Po ashtu, shqetësim mbetet armëmbajtja pa leje.

2021 nisi me një vrasje. Vladimir Zvezhda u qëllua me thikë pas një konflikt nga kunati i tij, pak pas ndërrimit të viteve, në darkën ku ishin duke festuar.

31 ditët e muajit të parë të vitit u mbyllën me katër ngjarje kriminale, por vetëm dy u shënuan në raportin e mujor të janarit nga Ministria e Brendshme. Tjetër vrasje është edhe ajo e ekzekutimit të Edmir Begut në Durrës, ngjarje kjo e pazbardhur. Zhdukja e italianit Davide Pecorelli nuk përfshihet në listë pasi organi i akuzës akoma nuk ka provat shkencore për t’a konsideruar atë si vrasje. Po ashtu, ngjarja e 29 janarit ku u plagos Përparim Sinarrapaj, i cili pak ditë më vonë vdiq në spital, raportohet në ngjarjet kriminale të shkurtit. E krahasuar me pesë vitet e fundit, raporti i vrasjeve në muajin janar 2021 është me ulje. Nga viti 2017 deri në 2020-ën për muajin janar janë respektivisht 4, 8, 5 dhe 6 vrasje.

Nëse vrasjet janë në ulje, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për sa i përket plagosjeve të rënda. Gjatë janarit 2021 janë regjistruar 14 të tilla. Në këtë vepër penale, janari i këtij viti mbretëron në shifra, krahasuar me muajt janar të pesë viteve të fundit. Nga 2017-a deri në 2020-ën, raporti i plagosjeve me dashje është 13, 7, 5 dhe 10.

Shifrat janë të frikshme edhe për sa i përket armëmbajtjes pa leje. Numri më i madh i ngjarjeve kriminale janë pikërisht me armë pa leje. Janari 2021 ka regjistruar në total 74 armë pa leje të evidentuara. E krahasuar me të njëjtën periudhë të katër viteve paraardhëse, raporti është me ulje dhe ngritje. Nga 2017-a deri në 2020-ën, raporti i armëmbajtjes pa leje është 80, 87, 55 dhe 61.

Janari i vitit 2021 mban rekord shifrash edhe për sa i përket dhunës në familje, e krahasuar me katër vitet e tjera paraardhëse. Në muajin e parë të vitit janë 132 raste dhune, ndërsa tregon një realitet rritës të dhunës. Nga 2017-a deri në 2020-ën, raporti i dhunës në familje për muajt e parë të secilit vit respektiv është 106, 122, 105 dhe 111.

Grafiku i vrasjeve për muajin janar në vite të ndryshme

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja