Raporti i tre deputetëve socialistë të Komisionit të Ligjeve për përgjimet e kryera nga SHISH ndodhet tashmë në duart e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Këtë e ka konfirmuar deputeti Pirro Lutaj, i cili ishte pjesë e grupit të kontrollit të mandatuar nga Komisioni i Ligjeve për veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Ne ia kemi dorëzuar relacionin kryetarit të kuvendit Ilir Meta dhe është në tagrin e tij, nëse vendos t’ia çojë kryeministrit apo presidentit.

Kontrolli që u krye në SHISH ishte një veprimtari normale e Komisionit të Ligjeve dhe nuk ka sesi të kalojë për votim në seancë plenare”, theksoi Lutaj në një prononcim për mediat.