Raporti: Shqipëria ecuri pozitive
problem korrupsioni e gjyqësori

Raporti: Shqipëria ecuri pozitive<br />problem korrupsioni e gjyqësori
Rruga për një demokraci të plotë është e vështirë dhe sfiduese, sundimi i ligjit nuk është i plotë në Shqipëri, nivelet e korrupsionit duhet të ulen dhe gjyqësori do të funksionojë si duhet. Ky është përfundimi i një raporti “Freedom Barometr 2014”, për vendet e Ballkanit.


LIRITE POLITIKE

Zgjedhje të lira dhe të drejta

Zgjedhjet e fundit në Shqipëri, në qershor të vitit 2013 u zhvilluan në një klimë konkuruese dhe (përkundër disa incidenteve të dhunshme dhe të izoluara) në një mjedis përgjithësisht paqësor (ndryshe nga katër vjet më parë). Por OJQ-të kombëtare dhe ndërkombëtare tërhoqën vëmendjen për një sërë çështjesh: keqpërdorim të fondeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore, korrupsioni, blerja e votave, votimi familjar dhe punonjësit e shtetit dhe institucionet publike nën presion për të marrë pjesë në mitingjet e fushatës së koalicionit qeveritar. Por problemi më serioz ishte paaftësia e Komisionit Zgjedhor, i cili rezultoi me praktika të paligjshme, dorëheqje të anëtarëve, vonesa dhe dështimi i përgjithshëm për të përmbushur afatet.
 
Mungesa e lojtarëve antikushtetues të vetos

Në Shqipëri nuk ka lojtarë vetoje tradicionalisht antikushtetues, megjithatë ndonjëherë grupet e interesit fitojnë kompetenca të buta. Korrupsioni i shfrenuar dhe rryshfeti me përhapje të gjerë lejojnë akses në gjyqësor, në partitë politike, organet legjislative dhe gjithashtu në sektorin publik. Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të njohura, të organizuara mirë dhe të lidhur ndërkombëtarisht.

Niveli i krimeve është rritur, forcat e zbatimit të ligjit janë me të meta dhe kontrollet kufitare janë joefikase. Kohët e fundit, policia u përpoq të bastisë plantacionet e prodhimit të drogës në jug të Shqipërisë, përreth Lazaratit në Qarkun e Gjirokastrës. Këto impiante prodhimi janë konsideruar si më të mëdhajat në Europë. Operacioni pati sukses të plotë edhe forcat e policisë kanë gjetur vështirësi nga bandat e armatosura. Forcat e sigurisë shqiptare nuk e kanë rifituar ende kontrollin e plotë në rajon.

Shqipëria është një shtet laik, me 57 % të shqiptarëve të identifikuar si myslimanë. Sipas Departamentit të Shtetit të SHBA, në vitet e fundit disa OJQ islamike janë përpjekur të rrisin popullaritetin e tyre në Shqipëri. Ky synim është përmbushur me sukses të kufizuar. Ushtria është nën kontrollin e civilëve. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009.
 
Liria e Shtypit
 
Edhe pse Shqipëria ka bërë progres në shumë mënyra, duke u bërë një kandidat i BE potencial për BE-në  ajo është ende pjesërisht e lirë, kur është fjala për lirinë e shtypit.
 
Shqipëria është në një grup me Bosnjën, Kosovë dhe Serbinë, këto vende u përpoqën për të zbatuar reforma të rëndësishme  në funksion të anëtarësimit të mundshëm në BE. Por raporti i progresit i BE thekson se "pavarësia e mediave shkakton shqetësim ". Me fjalë të tjera ende nuk është i paanshëm, politika ka ndikim të fortë mbi median.
 
SUNDIMI I LIGJIT

Pavarësia e Gjyqësorit

Deri në 81% e qytetarëve  thonë se gjyqësori është korruptuar, më shumë se për çdo institucion tjetër shtetëror. Sipas përcaktimeve të raportit të progresit të BE-së ka pasur disa të zhvillime pozitive. Së bashku me zbatimin e strategjisë së reformës gjyqësore për periudhën 2011-13, janë miratuar disa ligje, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë
dhe administratën gjyqësore.  Megjithatë, BE-ja sugjeroi se ndryshime të thella si dhe një reformë tëresore në sistemin e dretësisë.
 
 
Korrupsioni
 
Korrupsioni vazhdon të pengojë Shqipërinë, megjithëse niveli i tij ka rënë. Korrupsioni më i keq është në gjyqësor, tek organet legjislative, por edhe fuqishëm i pranishme në arsim dhe në kujdesin shëndetësor.
 
Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Shqipërinë në  2013 ishte disi më e butë. Është vënë re se numri i rasteve të korrupsionit që trajtohen nga gjykatat e qarkut ësht rritur me 21%, ndërsa akt-gjykimet përfundimtare pothuajse dyfishuar.
 
Komisioni Europian gjithashtu ka theksuar se gjatë 2013 ka pasur presion politik ekspozimi mbi institucionet që merren me luftën kundër korrupsionit.
 
 
Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut

Sipas raportit të progresit të BE për Shqipërinë në 2013, janë bërë disa zhvillime pozitive lidhje me anti-diskriminimin, por ka më shumë për të bërë.
 
Një detyrë urgjente për qeverinë është strategjia e fundit e miratuar për diskriminimin.
 
Kjo vlen edhe për popullatën LGBT, si dhe për romët, që duhet një përmirësim i shpejtë i situatës. Liria fetare është më e mira në rajon.   BE-ja ka vënë re përmirësime në sistemin e burgjeve. Sa për të drejta të fëmijëve, veprimet janë ndërmarrë që të zvogëlojë trafikimit dhe abuzimin seksual. Megjithatë, ka shumë për të bërë kundër dhunës në familje.

Puna e fëmijëve është e përhapur. Frenimi i dhunës ndaj grave kërkon mbështetjen e qeverisë për t’i strehuar. Gjithashtu duhet punë e madhe për të mbrojtur pronën private.

LIRIA EKONOMIKE

Siguria e të drejtave të pronës

Prona private në Shqipëri nuk është e mbrojtur mirë. Faktorët kryesorë të performancës mjaft të dobët të këtij treguesi janë rezultatet e dobëta në Pavarësinë e Gjyqësorit, Gjykatat e paanshme dhe në indikatorët e Mbrojtjes të së drejtës së pronës.

Edhe pse kohët e fundit janë zhvilluar disa reforma, procedurat ligjore janë të ngadalta, në disa zona të drejtat e pronësisë nuk janë të përcaktuara mirë, dhe ka korrupsion të përhapur në sistemin gjyqësor.

Blerja e disa llojeve të caktuara të pronës është e kufizuar. Tokat e agrikulturës mund të jepen vetëm me qira dhe nuk blihen nga të huajt. Pronat për aktivitete të ndryshme komerciale mund të blihen vetëm me një garanci të një investimi të trefishtë, në raport me vlerën e tokës.

Nga ana tjetër mbrojtja e pronës private, është e mjaftueshëme por mund të përmirësohet më tej përmes reformave gjyqësore dhe duke u ballafaquar me praktikat korruptive.

Masat e qeverisë

Qeveria më së shumti tregon një pjesëmarrje të ulët në influencën e drejtpërdrejtë në ekonomi. Kjo paraqitet në rezultatet e larta për këtë tregues, duke bërë të mundur që Shqipëria të mbetet në ballë të rajonit dhe pothuajse të çdo vendi tjetër europian.

Arsyeja kryesore për një rezultat të tillë të shkëlqyer janë nivelet e ulëta të shpenzimeve qeveritare. Megjithëse reçesioni i fundit global ka influencuar duke shkaktuar një rritje të madhe të shpenzimeve të qeverisë, këto të fundit u rikthyen relativisht në nivelet e periudhës para krizës. Duke i lënë shpenzimet qeveritare të konsoliduara në vetëm 30.1 % të PBB-së në vitin 2013. Për këtë arsye u bë e mundur që sistemi i taksave të Shqipërisë të mbetej e favorshme për të ardhurat personale dhe për kostot e punës.

Por ka vend për përmirësime të mëtejshme. Sektori publik mbetet i përfshirë fuqishëm në shërbime, infrastrukturë dhe në disa kompani publike. Gjatë viteve të fundit Shqipëria nuk ka vuajtur nga norma negative rritjeje, por gjithsesi transfertat dhe subvencionet e qeverisë janë rritur në mënyrë që të neutralizohet efekti i rënies.


Legjislacioni për kreditë, biznesin dhe punën

Përgjithësisht në Shqipëri legjislacioni për bisnesin privat është i favorshëm, por mbetet ende më shumë për t’u bërë për të mbështetur funksionimin e ekonomisë së tregut në vend. Nisja e një biznesi është relativisht e lehtë për sa i përket procedurave dhe kërkesave për investitorët privatë. Duhen vetëm 4 deri në 5 ditë dhe vetëm 5 procedura për të filluar një biznes.

Megjithatë të kesh të bësh me burokracinë e Shqipërisë është e kushtueshme dhe korrupsioni mbetet një çështje serioze. Disa profesione janë të normalizuara fort, duke rezultuar në barriera de-facto në hyrje. Normalizimi i kredisë është ende në nivel relativisht të lartë krahasuar me vendet e tjera në transición, gjë që është rezultat i integrimit financiar ndërkombëtar modest të vendit.

Tregu i punës është i pandryshueshëm, një tipar ky i përbashkët me disa vende të tjera të rajonit. Legjislacioni dhe mandatet mbi largimet nga puna dhe pazaret e fuqishme kolektive e bëjnë punësimin relativisht të shtrenjtë. Paga minimale është caktuar rreth 160 euro në muaj, e cila është, në terma bruto, gati sa 50% e PBB-së për frymë. Punësimi është i rënduar nga rregulla dhe nga një legjislacion i komplikuar.


Liria e tregtisë është në një nivel të lartë në Shqipëri.

Ajo është kryesisht në një linjë me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qëndrore me vendet e rajonit jashtë BE-së dhe gjithashtu me Marrëveshjen e Asoccim-Stabilizimit me BE-në, të cilat përcaktojnë tarifa dhe barriera shumë të ulëta në hyrje.

Megjithatë, ka dhe norma që pengojnë tregtinë ndërkombëtare si dhe një burokraci që rrit kostot e tregtisë. Kontrollet kapitale dhe kufizimet e punës janë çështjet më të rëndësishme në këtë drejtim, të cilat janë ende të pranishme në vend.

Megjithatë hapja e mëtejshme e Shqipërisë drejt botës nëpërmjet integrimit në tregun ndërkombëtar, së bashku me procesin e pranimit në BE, do të nxisë lirinë e tregtisë ndërkombëtare në Shqipëri.




foto 1
 















foto 2
































Redaksia Online
(g.f/ e.n/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë