Banka e Shqipërisë e vlerëson ecurinë ekonomike të vendit në nivelin e 2.3% për 6 mujorin e parë të këtij viti. Ashtu siç ka raportuar INSTAT, edhe banka qendrore pohon se kontributi kryesor pozitiv u dha nga tregtia në këtë periudhë dhe negativisht ndikoi prodhimi i energjisë elektrike, tërësisht i ndikuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike, dha një kontribut negativ në normën e rritjes ekonomike.
Për periudhën Janar – Qershor bankat tregtare kanë rritur kreditimin për bizneset pavarësisht se mbetet ende në nivel më të ulët se kredia për individët. Referuar të dhënave zyrtare kredia për individët u rrit me 3%, dhe e ndikuar më së shumti nga rritja e kredisë në lekë dhe kredia për pasuri të paluajtshme.
Konkretisht sipas bankës rreth 62% e kredisë së marrë nga individët është për pasuri të paluajtshme, pra për banesa apo dhe biznese, dhe më pas vjen kredia për konsum me 17% të kredisë për individët. Në total për kredinë për pasuri të paluajtshme ka arritur në 113 miliardë lekë.
Kredia për individët në qershor të vitit 2019 zinte 32% të tepricës së kredisë, kundrejt 31% një vit më parë dhe 25% në fillim të vitit 2015. Edhe për bizneset në 6 mujorin e parë të vitit ka pasur gjallërim të kreditimit, pasi është dhënë 10 miliardë lekë më shumë se në 2018.
Ndërkohë Banka e Shqipërisë ndan të njëjtin qëndrim me Bankën Botërore që ka pasur konsolidim fiskal me ritme të ulëta, për shkak se rreziqet janë shtuar, ndihmuar edhe nga situata e tensionuar politike.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
24 Dhjetor, 14:28
-
Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025
20 Dhjetor, 10:58
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor, 10:11
-
BSH mbyll 2024 me normën bazë interesi 2.75%! Sejko: Kemi blerë euro për të stabilizuar kursin e këmbimit! Ka rritje punësimi
18 Dhjetor, 16:42
-
BSH, 3 çmimet për diplomat më të mira ekonomike! Sejko: Rënia e inflacionit uli kostot për familjet e bizneset
16 Dhjetor, 17:28
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Më shumë emigrantë dhe familje më në vështirësi në Shqipëri, në 9 muaj 772 mln € erdhën si remitanca
12 Dhjetor, 17:02
-
Shqipëria 1.1 mld € investime të huaja në 9 muaj, preferohen pasuritë e paluajtshme! 56 mln € më shumë krahasuar me 2023
12 Dhjetor, 16:02
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor, 16:07
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor, 16:19
-
Miliona euro përfitime nga anëtarësimi në SEPA, Sejko thirrje bankave: Plotësoni kushtet që të bëheni pjesë e sistemit evropian, investoni në inovacion
5 Dhjetor, 14:22
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor, 17:25