Raporti, Tahiri:Guardia di Finanza foli
Saliu, Luli dhe Muli le të hedhin baltë

Raporti, Tahiri:Guardia di Finanza foli<br />Saliu, Luli dhe Muli le të hedhin baltë
Pas raportit të Guardia di Finanza dhe Policisë së Shtetit mbi monitorimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke u shprehur se të dhënat tregojnë se në krahasim me kohën e qeverisë Berisha ku asgjësimi ishte në 2012, 0% dhe në 2013, 7.5%, në 2016 është 99.8% te hapësirës së kultivuar.
 
Ministri thekson se sipërfaqja e kultivuar me kanabis në 2016 është më e vogël se në 2013 dhe asgjësimi është shumë herë më i madh.
 
Të dhënat sipas ministrit tregojnë se nuk është shenje dështimi, por shenjë e qartë e punës për të identifikuar dhe shkatërruar cdo parcelë me kanabis.
 
Ministri deklaron se ndryshe nga qeveria e kaluar, sot qeveria po i jep zgjidhje përfundimtare këtëij problemi dhe Saliu, Luli dhe Muli, le të hedhin baltë.

Guardia Di Finanza konfirmon se sipërfaqja e drogës së mbjellë këtë vit është rreth 210 hektarë, nga 323 hektarë e evidentuar në vitin 2013.
 
Por ndryshimi i madh, i pohuar nga vetë autoritetet italiane është se ndërsa në 2013 asgjësohej vetëm 7.5% e sasisë, këtë vit u shkatërrua 99.8 % e saj.
 
Në vitin 2016 Policia e Shtetit ka asgjësuar mbi 2.409.206 bimë narkotike të zbuluara e të asgjësuara, prej të cilave 463.000 kubikë.
 
Gjatë gjithë kësaj periudhe janë kryer 1592 procedime penale të nisura, prej këtyre 400 autorë të identifikuar dhe  248 të arrestuar.
 
Numërohen gjithsej 1260 operacione policie.
 
Po ashtu forcat e angazhuara në këto operacione janë angazhuar 8.900 forca policie të angazhuara me 2.630 mjete. Kostoja e këtij operacioni është mbi 520 mln lekë.
 
Policia konfirmoi se janë mbledhur më shumë se 4700 informacione operative dhe në 225 raste informacionet operative janë shkëmbyer me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët.

Statusi i plotë
Per ata qe kane sy e vesh, me poshte te dhenat zyrtare te Guardia di Finanza dhe Policise se Shtetit. Me shqip:
1. Siperfaqja e monitoruar ne 2016 eshte 506 hektar, prej te cilave 213 te kultivuara me kanabis. Ne 2013, siperfaqja e monitoruar ishte 361 hektar, prej te cilave 323 hektar te kultivuara (nga te cilat 319 ishin ne Lazarat).

Pra siperfaqja eshte me e vogel se 2013, edhe pse sic shihet, ne 2013 i gjithe monitorimi fokusohej ne Lazarat.

2. Oret e monitorimit jane 18% me shume se vjet dhe thuajse 50% me shume se 2013.

3. Gjeografia e fluturimeve, ne te gjithe vendin pa asnje limit.

4. Kjo eshte arsyeja pse ne 2016 kemi arritur te zbulojme me shume hapesire te kultivuar sesa vjet. Dhe ky nuk eshte shenje deshtimi, por shenje e qarte e punes per te identifikuar dhe shkaterruar cdo parcele.

5. Ne 2016 policia shkaterron 99.8% te hapesires se kultivuar. Ne 2012 shkaterronte 0% dhe ne 2013 shkaterronte 7.5%. Kush eshte narkotrafikanti?!?! Qeveria e lidhur me bandat e droges kush eshte?!?!

6. 19% e sasise se shkaterruar eshte kubike, pra qe ne fazen paraprake, qe tregon aktivitetin masiv te policise per te parandaluar kete fenomen.

GdF e deklaroi shume shume sakte: bashkepunimin e shkelqyer me Policine Shqipetare, rezultatet shume pozitive dhe vazhdimin e perbashket te kesaj lufte ne te ardhmen.
Saliu, Luli dhe Muli, kane te drejten e tyre te hedhin balte, sic kane bere gjithmone, por sot eshte e qarte se Shqiperia dje kishe nje problem te pazgjidhur me kultivimin, kur ata ishin ne qeveri. Ndersa sot, Shqiperia ka nje problem qe po merrr zgjidhje perfundimtare. Dallimi eshte shume i madh!
 Raporti

 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim