Toskana është një nga portat hyrëse të drogës në Itali, trafiku i së cilës menaxhohet nga 'Ndrangheta' dhe kriminelët shqiptarë. Ky është përfundimi i një studimi të kryer së fundmi nga një institucion në Pisa. Mbi 3 ton kokainë u kapën në Portin e Livornos në dhjetë vitet e fundit, i dyti pas atij të Gioia Tauro.
Në raportin e paraqitur 2 ditë më parë lexojmë se tregu toskan i drogave konfirmohet se është shumë i ndërkombëtarizuar, me organizata të huaja, si ato shqiptare, të cilat tregojnë se kanë fituar pozicione të privilegjuara në treg në importe të mëdha nga jashtë dhe në shitje me shumicë në Toskanë.
Në vitin 2020, vijon Raporti, Toskana ishte rajoni i dytë në Itali për sasinë e kokainës së kapur, mbi tre tonë, pas Kalabrisë, me një rritje prej 199% krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2020, porti i Livornos ka shënuar pikun më të lartë krahasuar me dhjetë vitet e fundit (3370.79 kg), e dyta pas asaj të Gioia Tauro për kokainë të sekuestruar.