Raporti tronditës/ 216 mijë fëmijë janë viktima të abuzimit seksual nga klerikët e Kishës Katolike në Francë që nga 1950

FRANCË- Një raport tronditës ka dalë në dritë i cili ka zbuluar se rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga anëtarët e klerit katolik në Francë që nga viti 1950.

Publikimi i shifrave që shkaktuan habi, është bërë nga hetuesi Jean-Marc Sauvé, i cili publikoi me detaje raportin e gjatë mbi abuzimin seksual në Kishat Katolike Franceze.  Ai tha se numri mund të rritet në 330,000, kur përfshihej abuzimi nga anëtarët laikë të kishës. Hetimi ka zgjatur rreth 2 vite dhe është porositur nga vetë Kisha Franceze, nisur nga të gjitha akuzat që kanë mbërritur në drejtim të tyre ndër vite. Sipas BBC, raporti është bazuar në arkivat e Kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me viktimat.

Një prej viktimave të këtij abuzimi, pas publikimit të këtij raporti, është shprehur se kjo është një pikë kthese në historinë e Francës duke shtuar se është koha që Kisha Katolike të rivlerësonte rrënjësisht veprimet e saj.

Në 2 vite e gjysmë hetime, komisioni gjeti dëshmi për 2,900 deri në 3,200 klerikë abuzues, nga 115,000 priftërinj dhe klerikë gjithsej. Raporti i tij, i cili është gati 2500 faqe, thotë se shumica dërrmuese e viktimave ishin djem para-adoleshentë, 60% e të cilëve kishin pësuar shqetësime serioze në jetën e mëvonshme, qoftë në aspektin emocional dhe atë seksual.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit