Ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se me nenet në Kodin e Ri Penal, deklaratat e rreme para Kuvendit, përbën krim dhe dënohesh nga 1 deri në 5 vite burg.
Ndreca shkruan se kur drejtuesit e institucioneve, kur shkojnë në Kuvend dhe thonë gënjeshtra, mbajnë qëndrime zyrtare, të cilat sipas tij nuk janë opinione analistësh.
Më tej ish-deputeti thekson se derisa nuk do të ketë përgjegjësi institucionale dhe personale për raportimet e rreme në Kuvend, nuk do të ketë as drejtësi dhe as llogaridhënie reale.
"Në 900 nenet e Kodit të Ri Penal mendoj se mungon një nen themelor:
“Deklarimet e rreme para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë përbëjnë krim dhe dënohen nga 1 deri në 5 vite burg.”
(Meqë burgun e kemi me aq qejf…)
Sepse kur drejtuesit e institucioneve vijnë në Kuvend dhe thonë gënjeshtra, ato nuk janë më “opinione” analistësh, por qëndrime zyrtare mbi rrethana të rreme, të “firmosura” me zë publikisht, përpara përfaqësuesve të popullit, sovranit që i paguan jo për të gënjyer, por për të thënë të vërtetën.
Derisa të ketë përgjegjësi institucionale dhe personale për raportimet e rreme në Kuvend, nuk do të ketë as drejtësi, as llogaridhënie reale, veç një cirk propagandistik me kostum e kollare." – shkruan Ndreca.
Komente












Jam shumë dakortë me çfarë shkruan z.P.Ndrsca,por me një ndryshim, dënimi të jetë TAKSATIV JO VARIABËL ,PRA FIJSË.Se populli thotë që djalli fshihet te 1÷5 vjet.
Përgjigju