'Përplasje mes kandidatëve të LSI në Vlorë? Luan Rama puth në ballë Grisejda Myslimin dhe i jep fund zërave: Janë përpjekur të na përçajnë, por nuk ia kanë dalë

Kryesuesi i listës së LSI-së në qarkun e Vlorës, Luan Rama i ka dhënë fund sot zërave për përplasje mes kandidatëve. I pranishëm në takimin elektoral të LSI-së në Vlorë, gjatë fjalës së tij, Luan Rama tha se janë përpjekur jo pak herë t'i përçajnë, por tha se nuk ja kanë dalë dot.

"Janë përpjekur të na përçajnë, por nuk ja kanë dalë e nuk do ja dalin sepse LSI nuk është parti emrash, por zemrash. Është partia e zemrave, e guximit, e lëvizjes që do e çojë Shqipërinë përpara në procesin e integrimit evreopian, për ta bërë Shqipërinë atë, që nën thirrjen e “duam Shqipërinë si Evropa” u bënë bashkë e rrëzuan diktaturën do jenë bashkë edhe në 25 prill për të rrëzuar miksimin më të shëmtuar të klikës së regjimit të Rilindjes , shëmtia e të cilëve është gjëja më e rëndë në imazhin e Shqipërisë", u shpreh ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Rama ftoi në podium të dytën në listën e LSI në Vlorë, Grisejda Myslimin, të cilës i dha edhe një puthje në ballë.

Kujtojmë se së fundmi ka pasur aludime për një përplasje në radhët e LSI-së, zëra që filluan pasi nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili bëri thirrje që të votohen vajzat në listën e LSI në Vlorë, duke mos përmendur emri e Luan Ramës. Megjithatë Luan Rama i ka mohuar zërat për një 'ftohje' me LSI-në.]

Grisejda Myslimi dhe Luan Rama
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:41
Ftesa e Ramës ndaj Bashës, Kryemadhi: S'kam parë burrë që i lutet një burri 12 herë për 24 orë! Është i mbaruar

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte sot e pranishme në Vlorë, nga ku nuk la pa komentuar as ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri kreut të PD-së, Lulzim Bashës, për bashkëpunim pas 25 prillit. Ajo e konsideroi ftesën e Ramës si një tregues së ky i fundit "është i mbaruar. Ndërsa për objektivin e LSI në qarkun e Vlorës, Kryemadhi tha se ata do të marrin 3 mandate në Vlorë dhe një në Sarandë.

"Unë nuk kam pa burrë që i lutet një burri për 24 orë, 12 herë. është i mbaruar. Pritshmëritë e mia në Vlorë, 3 Vlora, 1 Saranda, 4", u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, PS e ka parë Vlorën si një trofe për të përdorur dhe shfrytëzuar, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë LSI.

"Vlorën gjithmonë e kanë parë si një trofe, e kanë parë si një trofe për ta përdorur dhe shfrytëzuar. E kanë shfrytëzuar për politike, për tu pasuruar, për të manipuluar, grabitur, por kurrë nuk i kanë dhënë Vlorës atë që i takon. Sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për njerëzit e saj, sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për të rinjtë dhe të rejat e saj, për familjen e saj, prandaj ju ftoj të votoni numrin 6, djemtë dhe vajzat tuaja të Vlorës sepse ata do të jenë përfaqësuesit tuaj. E tha pak më përpara Luani, dhe i jam shumë mirënjohëse atij që ka ardhur në Vlorë për të ringritur punën, por do të ftoja të gjithë socialistët, ata socialistë të ndershëm që në 8 vite të pushtetit të rilindjes, e përdorën pushtetin e tyre e tjetërsuan pushtetin e tyre, e grabitën pushtetin e tyre, për të pasuar atë që është çdo gjë dhe më e rëndësishme, vlerat e tyre. Prandaj socialistët kanë mundësi të votojnë numrin 6, vetë veten e tyre. Por do të ju bëja thirrje të gjithë ju djemve dhe vajzave që jeni në Vlorë, të gjithë djemve e vajzave që jeni në rrethinat e Vlorës, të votojnë djemtë e vajzat e tyre. Të votojnë Griseidën, pedagoge, pasi është një vajzë e jashtëzakonshme. Të votojnë Dikensin, djalin e tyre, pasi sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për figura të reja, Vlora ka nevojë për djemtë e vajzat e saj. Sot më shumë se kurrë Vlora ka nevojë për gjakun e saj për tu ringritur në histori dhe për tu ringritur dhe njëherë vlerat e saj të cilat po humbasin çdo ditë. Prandaj ju ftoj, votoni numrin 6, votoni LSI, sepse duke votuar LSI keni votuar për të ardhmen e familjeve tuaja. E dashur Liri, je një grua zonjë dhe një gjyshe e mrekullueshme. Ti dhe unë kemi një detyrë shumë të rëndësishme për fëmijët dhe familjet tona. Kemi një detyrë që të mos ndalemi asnjë sekondë, të trokasim derë më derë, të takojmë çdo nënë, gjyshe, grua, të kërkojmë votë për djemtë dhe vajzat tona, se ky është misioni ynë i vetëm për të ringritur vlerat shqiptare tek fëmijët tanë, të rinjtë e të rejat tona, sepse vetëm gjaku i tyre, energjia e tyre sjell ndryshimin në Shqipëri. Entela themeluese e LSI që në kohët e vjetra me mua që kur ishte studente. Detyrë që nuk u ndalua asnjëherë, por që nuk duhet ta ndalojmë, pasi ashtu si LSI i dha shansin e mundësinë Monikës, Klajdës, Floidës, Keidit, Erisës, Silva Cakës, ti japim shansin dhe mundësinë të gjithë vajzave të reja si Grejsi, si Anxhela, si të gjitha këto vajza të mrekullueshme që janë këtu, sepse Shqipëria ka nevojë për djemtë, për vajzat, ka nevojë për mendjen e tyre. Por ka nevojë për energjinë e tyre, ashtu siç ka nevojë për mençurinë, siç ka nevojë për mençurinë e intelektualëve, sic ka nevojë për mençurinë e profesionistëve, siç ka nevojë për shpirtin dhe zemrën e nënave dhe baballarëve tanë që na nxisin të ecim përpara dhe të mos tërhiqemi kurrë", shtoi Kryemadhi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja