Në përfundim të mbledhjes maratonë të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, kreu i këtij komisioni Ulsi Manja u bëri thirrje prokurorëve të SPAK që të respektojnë afatet hetimore.

Sipas tij, kjo është vija në punën e të gjithë prokurorëve, që të respektohen afatet hetimore ndaj kujtdo dhe pavarësisht veprës penale.

“Është në detyrën tuaj proceduriale të respektoni afatet e hetimit. Kjo është vija e demarkacionit në veprimtarinë e prokurorit, të respektojë afatet e hetimeve ndaj çdo subjekti, pavarësisht nga vepra që ka kryer. Ju do duhet të rrisni përpjekjet maksimale që edhe pse janë çështje të komplikuara, ju do duhet të rrisni përpjekjet që të respektoni në maksimum të drejtat dhe liritë e palëve në proces”, u shpreh Ulsi Manja.

 

 


Lajmi kryesor:

Mandati 9-vjeçar? Dumani: Nuk rikandidoj më, por ç'do bëhet me 11 prokurorët e tjerë që ikin brenda 1 viti! 11 mln € kripto të bllokuara, na duhet portofol dixhital