Gjatë 10 muajve në krye të mjedisit, sipas Ministrit Koka janë kryer reforma të rëndësishme për pastrimin e mjedisit, rehabilitimin e pyjeve te dëmtuar dhe kthimin ne identitet të parqeve kombëtare.
Kemi filluar rehabilitimi i plotë të Parkut Kombëtar Lure, simbolit të masakrës në pyje gjatë dy dekadave të fundit, ku përveç rehabilitimit të infrastrukturës hyrëse në park dhe liqeneve brenda territorit të tij, do të mbillen mbi 2 milion fidanë” ka pohuar Koka.
Po kështu ministri i Mjedisit vlerësoi aksionin e parë mjedisor, të mbështetur nga Forcat e Armatosura për pastrimin e 450 kilometrave rrugë kombëtare. Ministri deklaroi se pranverën e ardhshme në të gjitha akset nacionale do të mbillen peme. Ndërsa zëvendëskryeministri Peleshi, theksoi si rezultat dhe premtim të mbajtur ndalimin e importit të mbetjeve urbane.
Redaksia Online