Raportimi në Senat/ Ministri italian: Seria A do rikthehet vetëm në siguri të plotë

Raportimi në Senat/ Ministri italian: Seria A do rikthehet vetëm në siguri të plotë

Ministri i Sporteve në Itali Vincenzo Spadafora

Për të riparë sërish në fushë yjet e futbollit në Itali ende duhet të presim. Nuk ka një vendim se kur mund të rinisë Seria A dhe mbi të gjitha qeveria nuk po bën hapa pas. Gjatë raportimit në Senat Ministri i Sporteve në Itali Vincenzo Spadafora ka thënë në lidhje me çështjen e futbollit: ”Ne synojmë rinisjen e kampionatit por vetëm në siguri të plotë me masat e sigurisë dhe duke i qëndruar strikt protokollit. Qeveria ka mbajtur gjithmonë një linjë të qartë dhe koherente duke vënë në plan të parë shëndetin e futbollistëve.

Në asnjë mënyrë nuk ka qënë e mund që futbolli të rikthehej më shpejt ashtu siç pretendohej. Ne e dimë mjaft mirë domosdoshmërinë për ta përfunduar këtë sezon të Serisë A pasi në lojë janë jo vetëm motivet sportive por edhe ato ekonomike” e mbyll ministri Spadafora. Më pas ai i ka bërë thirrje Federatës që të përshtasë protokollin me atë që kërkohet nga Komiteti Teknik e Shkencor. Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja