Raporton SHISH, PS llogari për përgjimet

Shërbimi Informativ Shtetëror raportoi dje në Komisonin e Sigurisë lidhur me veprimtarinë e tij gjatë 2012. Edhe pse mbledhja u realizua me 10 deputetë, nga 13 që duhet të ishin për të plotësuar kuorumin, mësohet se në debatet që zgjatën për më shumë se 4 orë opozita është përqëndruar në çështje të rëndësishme siç është zbardhja e 21 Janarit apo dhe përgjimet.

Për këto 2 çështje sipas burimeve brenda këtij komisioni është ngulmuar më tepër në faktin e akuzave që opozita ka bërë më parë lidhur me përgjimet në 21 janar mbi deputetët e saj, por jo vetëm kaq. Mësphet se është kërkuar llogari edhe në lidhje me shkeljen e kompetencave të disa institucioneve të tjera për përgjime të paligjshme.

Të pranishëm në mbledhjen e djeshme ishin deputetët Leonard Demi, Bedri Hoxha, Luan Skuqi, Osman Metalla, Lefter Maliqi, Ndue Paluca nga PD-ja, ndërsa nga opozita Ilir Gjoni, Paulin Sterkaj, Asllan Dogjani dhe Pirro Lutaj. Mbledhja u bë me dyer të mbyllura, duke marrë parasysh faktin që raporti i SHISH konsiderohet informacion i klasifikuar.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë