Rasmusen: Jo deklaratave që nxisin tensione

Rasmusen: Jo deklaratave që nxisin tensione
Sekretari i pergjithshem i NATO-s Anders Fog Rasmusen ka kërkuar nga të gjitha palët në Kosovë që të tregojnë përmbajtje gjatë procesit të votimit në zgjedhjet parlamentare dhe prsisdenciale serbe që do mbahen edhe në Kosovë.

“Në këtë periudhe kritike është me rëndësi që të shmangemi nga veprimet e njëanshme dhe deklaratave të cilat mund të shkaktojnë ngroitje të tensioneve”, porositi njeriu i parë i Aleancës Veriatlantike në komunikatëne lëshuar për shtyp. 

Shefi i Aleancës Veriatlantike me këtë rast edhe përshëndeti marrëveshjen e arritur sipas të cilës OSBE-ja do lehtësojë procesin zgjedhor dhe i bëri ftesë sikur Prishtinës ashtu edhe Beogradit që të bashkëpunojnë me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që dita e dielë të kalojë e qetë.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)