Rasmusen: Maqedonia
në NATO pasi të ndryshoi emrin

Rasmusen: Maqedonia<br />në NATO pasi të ndryshoi emrin
Maqedonia do të ftohet përsëri për t’iu bashkuar NATO-s, pasi të zgjidhë konfliktin për emrin me Greqinë. Ky ka qenë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Anders Fog Rasmusen, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, se Athina kishte gabuar që e kishte penguar pranimin e Maqedonisë në NATO, në vitin 2008.

“Kjo nuk ka efekt në vendimin e aleatëve të NATO-s në samitin e Bukureshtit në vitin 2008. Një ftesë do t’i dërgohet Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, sa më shpejt që të arrihet një zgjidhje e pranueshme reciproke për çështjen e emrit” tha Rasmusen.

Nga ana tjetër Greqia ka njoftuar se do të vazhdoj te kundërshtojë Maqedoninë fqinje në anëtarësim në NATO dhe në BE me këtë emër, përkundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg