TIRANË - Kreu i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen i dërgon një letër falenderimi ish-kryeministrit Sali Berisha. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Berisha në faqen e tij në Facebook.

Në tekstin e postuar aty, Rasmussen e falenderon Berishën për dedikimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për çuarjen përpara të axhendës politike të Aleancës dhe për rolin e lidershipit të tij për pozicionimin e Shqipërisë si një vend aleat dhe me vlera.

Berisha e ka shoqëruar postimin e letrës edhe me një set fotosh nga takimet e tij me Rasmussen në Tiranë, në Bruksel dhe me presidentin amerikan, Barack Obama.

LETRA E RASMUSSEN PËR BERISHËN

"I dashur Sali,

Pas largimit Tuaj nga posti i Kryeministrit të Shqipërisë, më lejoni t'Ju shpreh mirënjohjen time për dedikimin Tuaj dhe mbështetjen e vazhdueshme për çuarjen përpara të axhendës politike të Aleancës.

Ndërkohë që Shqipëria i afrohet vitit të pestë të anëtarësisë në NATO, vendi Juaj e ka pozicionuar veten si një Aleat i vendosur dhe me vlera. Lidershipi Juaj në procesin e anëtarësimit dhe pas tij, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim dhe dëshiroj t'Ju falenderoj për kontributet e rëndësishme të vendit Tuaj në suksesin e Aleancës.

Ju uroj suksese në përpjekjet Tuaja të ardhshme.

Sinqerisht Juaji,
Andres Fogh Rasmussen"


berisha rasmussen

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)