Nëse Donald Trump bëhet president mund të dobësohet roli i NATO-s dhe SHBA-vë. Deklarata është bërë nga ish-sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake, Anders Fogh Rasmussen, në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

Kandidati republikan ka ngritur dyshime mbi aftësinë amerikane për të mbrojtur aleatët e saj”, tha ai.

Sipas Rasmussen bota ka nevojë për një polic global, një rol që i shkon përshtat SHBA-ve.

“Bota ka nevojë për një polic global, një rol veçanërisht i përshtatshëm për SHBA-në”, theksoi ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha gjithashtu se një reduktim i angazhimit amerikan do të krijojë një vakum që do të mbushet nga “djemtë e këqinj”, si presidenti rus, Vladimir Putin, të cilin Trump e ka përgëzuar në të kaluarën.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com