Një nënë në Kili ka treguar se si zbuloi se vajza e saj e vogël kishte kancer në gji, duke u regjistruar kështu si një nga fëmijët më të vegjël ndonjëherë që u prek nga kjo sëmundje. Vajza e cila u prek nga kjo sëmundje në një moshë të paregjistruar më parë është në moshën 7-vjeçare.
Nëna e pacientes së re vuri re për herë të parë një gungë të vogël në gjoksin e vajzës së saj teksa e lante kur ajo ishte vetëm pesë vjeçe. Dy vjet më vonë u konfirmua si kancer gjiri dhe më vonë ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr indin e prekur.
Nëna, nga Kili, tha: “Ndërsa e thaja dhe e lyeja me kremin, vura re një gungë të vogël nën pjesën e gjoksit të saj. Mjeku më tha që kjo nuk ishte normale dhe se do të rritej nëse lihej për një kohë të gjatë, por ai kurrë nuk më tha se do të vinte deri këtu”
Familja aktualisht është në pritje të rezultateve të analizave për të zbuluar nëse tumori kishte filluar të jepte metastaza. Nëse diagnoza e vajzës nuk përmirësohet, familja tha se do të vizitojë specialistë në Barcelonë, të cilët kanë përvojë në trajtimin e pacientëve të rinj me kancer.
Hematologu pediatrik dhe onkologu Francisco Barriga tha: "Shumica e grave që diagnostikohen me kancer gjiri janë të moshës midis 50 dhe 60 vjeç. Felipe Tagle, presidente e Shoqatës Kiliane të Pacientëve me Kancerë, shtoi se shumë mjekë nuk donin ta merrnin këtë çështje për shkak të moshës së saj.